Gjuha

UNDP Kosovë ka kompletuar edicionin e 18-të të sondazhit Pulsit Publik  fincancuar nga USAID, gjatë pandëmisë kur kishte masat të kufizuara të lëvizjes. Pas një adaptimi të shpejtë të metodologjisë, Pulsi Publik i ka anketuar 1,306 qytetarë të Kosovës nëpërmjet intervitës me telefon, në vend të intervistës në terren. Të anketuarit nga të gjitha komunat e Kosovës, u janë përgjigjur pyetjeve sa i përket perceptimeve të tyre për proceset demokratike dhe insituticionet në Kosovë, kushtet socio-ekonomike, si dhe pademisë COVID-19. Sondazhi u realizua në Mars-Prill 2020, gjatë qeverisjes së Kurtit.

Edhe duke u ballafaquar me kapacitete të reduktuara, kënaqshmëria e qytetarëve me shumicën e institucioneve të Kosovës arriti nivele rekord në prill të vitit 2020. Kur u pyetën për perceptimin e tyre ndaj masave institucionale ndaj krizës COVID-19, tetë nga dhjetë të anketuar raportuan se ishin të kënaqur me masat e ndërmarra nga qeveria. Niveli i kënaqëshmërisë me punën e institucioneve ekzekutive dhe legjislative ishin më të lartat e regjistruara nga sondazhet e Pulsit Publik që nga viti 2010. Megjithatë, shumica e të anketuarve raportuan që COVID-19  ka ndikuar negativisht në mirëqenien e tyre ekonomike dhe shëndetin mendor, si dhe pakënaqësi me drejtimin politik të Kosovës.

Image
Puls javnosti raport
USAID Kosovo