Gjuha

Shtëpia është më shumë se thjeshtë një hapsirë për të banuar. Ajo është vendi ku ndihemi të sigurt; ku mund të jemi vetvetja; ku mund t’i harrojmë streset në jetën tonë, qoftë edhe vetëm përkohësisht. Shtëpia ofron një ndjenjë të qëndrueshmërisë në një botë të paparashikueshme dhe kapriçioze. Kompanitë kosovare si @WolfGmbH kanë parasysh se të gjithë meritojnë të kenë një vend që të mund ta quajnë shtëpi. Kjo firmë në pronësi të pjestarëve të diasporës po zgjeron prodhimin e shtëpive të saj modulare me mbështetjen e USAID-it. Objektet banesore modulare janë eko-miqësore, energjetikisht efiçente, lehtësisht të transportueshme, dhe rrjedhimisht lehtësisht të shkallëzueshme. Kosova po bëhet lider në fushën e objekteve banesore modulare përmes brendit “Made in Kosovo.”

Çdo vit eksportohen rreth 100 shtëpi modulare të prodhuara në Kosovë me një vlerë të vlerësuar prej 6.45 milion dollarë amerikan. USAID-i ka mbështetur kompani si @WolfGmbH në krijimin e lidhjeve të reja me kompani në rajonin e gjërë duke i ndihmuar ato të marrin pjesë në panaire ndërkombëtare të industrisë dhe ngjarje biznesore (B2B), dhe së fundmi përmes angazhimit të drejtpërdrejtë me diasporën. Kërkesa për këtë industri kosovare në zgjërim e sipër vazhdon të rritet, veçanërisht në vendet e BE-së dhe Zvicër, të cilat po përballen me mungesat vetanake të hapsirës banesore. Për të plotësuar kërkesën ekzistuese, @WolfGmbH hapi impiante prodhimi në Istog të Kosovës si dhe fabrikën e saj të re në gusht të vitit 2021. Fabrika aktualisht ka kapacitetin për të prodhuar 250 shtëpi modulare të parafabrikuara në vit dhe punëson 60 punëtorë të rinj. Mbështetja e vazhdueshme për industrinë e objekteve banesore modulare në Kosovë mund të shërbej si komponentë e një plani më të gjerë për të garantuar objekte banesorje me çmim të përballueshëm në Europë.

USAID-i do të vazhdojë të lehtësojë vendosjen e lidhjeve në mes të Kosovës dhe diasporës për të promovuar më tej produkte cilësore të prodhuara në Kosovë, si shtëpitë e ndërtuara nga @WolfGmbH, sepse kjo do të nxisë ekonominë e Kosovës dhe do t’i mundësojë asaj të vazhdojë t’i kontribuojë një të ardhmeje më të mirë për rajonin.

Image
Shtëpitë modulare eko-miqësore
USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories