Gjuha

 

Papunësia skajshmërisht e lartë e të rinjve në Kosovë, një vend ky me përqindjen më të madhe të popullatës së të rinjve në Ballkanin Perëndimor, është trend brengosës meqë vendi aspiron antarësimin në Bashkimin Europian. Mospërputhja fundamentale në mes të arsimimit dhe shkathtësive të nevojshme për punët e së sotmes në Kosovë u shkakton pengesa të rinjve që synojnë t'i bashkëngjiten fuqisë punëtore. Për të harmonizuar më mirë arsimin me shkathtësitë e kërkuara në ekonominë e sotme, USAID po vendos partneritet me sektorin privat për të krijuar programe efektive të trajnimit në shkathtësi që do të krijojnë shtigje në mes të trajnimeve dhe mundësive për punësim me vlerë të lartë. I implementuar nga IREX-i, aktiviteti pesëvjeçar i USAID-it Zhvillimi i Fuqisë Punëtore i Udhëhequr nga Sektori Privat do të zvogëlojë papunësinë, adresojë rrjedhjen e trurit jashtë vendit si pasoj e largimit të të rinjve dhe katalizojë rritjen e qëndrueshme ekonomike anembanë Kosovës.

Drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, theksoi rolin e rëndësishëm që sektori privat duhet të luajë në ndihmën dhënë Kosovës për të rritur ekonominë e saj, duke theksuar se “sektori privat është një forcë pozitive transformuese, ekonomike dhe sociale, që mund të ndihmojë Kosovën të përparojë në mënyra të mirëmenduara, nga të cilat do të kenë përfitime të gjitha komunitetet anembanë vendit.”

Përtej trajnimit në shkathtësi dhe çiftimit të pjesmarrësve të kualifikuar me vendet e përshtatshme të punës, programi mbështeti themelimin e këshillave sektorial të fuqisë punëtore. Këta këshilla i japin sektorit privat një zë të unifikuar për t’i artikuluar kërkesat në shkathtësi përgjatë sektorëve të ndryshëm, identifikuar mundësitë e financimit dhe zhvilluar zgjidhje. USAID-i parashikon bashkëpunimin me mbi 40 institucione vendore për të trajnuar më shumë se 11,000 njerëz në shkathtësi për të cilat ka kërkesë në treg, me fokus të veçantë në të rinjtë, gratë dhe minoritetet. Duke hyrë në partneritet me grupet ekzistuese lokale, USAID-i do të zhvillojë një model të qëndrueshëm për identifikimin e shkathtësive për të cilat kanë nevojë kompanitë vendore, duke u ofruar trajnime relevante atyre që kërkojnë punësim dhe duke i çiftuar të trajnuarit me vendet e punës që u ndihmojnë këtyre kompanive të rriten dhe t’i kontribuojnë shëndetit të përgjithshëm të ekonomisë së Kosovës.

 

Image
Sektori privat po ndërton një fuqi punëtore të aftë për t’u përballur me sfidat e së ardhmes
Drejtorja e Misionit të USAIDit Zejnah Salahi gjatë ceremonis së themelimit të këshillave sektorial të fuqisë punëtore.
Faton Hasani, USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories