Gjuha

 

Nexhat Merovci, inxhinier ndërtimi në komunën e Vushtrrisë, është i përkushtuar ndaj ngritjes së cilësisë së jetesës brenda komunitetit të tij përmes përmirësimit të menaxhimit me projekte ndërtimore. Si rrjedhojë e vetdijësimit mbi nevojën e përmirësimit të shkathtësive të tij menaxhuese me projekte si dhe adresimit të sfidave unike që lidhen me projektet ndërtimore në Kosovë, Nexhati morri pjesë në një shkëmbim kolegësh të të njejtit nivel (“peer-to-peer") të lehtësuar nga aktiviteti i USAID-it Integriteti Komunal në Kosovë.

Së bashku me dy kolegë të tij nga Vushtrria dhe homologë nga komuna e Gjakovës, Nexhati morri pjesë në një shkëmbim përvojash dhe praktikash më të mira nga aspekti i zgjidhjeve lokale për çështje të menaxhimit me kontrata. Gjatë shkëmbimit, Nexhat fitoi njohuri mbi proceset e kontrollit të cilësisë dhe një të kuptuar më të thellë mbi rëndësinë e ndarjes së qartë të detyrave dhe obligimeve në mes të menaxhuesit të kontratës dhe mbikëqyrësit, gjë e cila e ndihmoi atë në rolin e tij të mbikëqyrësit të nismave infrastrukturore si rrugëve, klinikave dhe çerdhes së re të fëmijëve në Vushtrri, qytetin ku jeton.

“Bashkqytetarët tanë do të përfitojnë nga përvojat që kemi marrë meqë do të zbatojmë projekte të cilësisë së lartë. Përvojat në menaxhim me kontrata dhe raportet e monitorimit nga Gjakova shërbyen si një model shembullor për mbarë Kosovën,” u shpreh Nexhati.

Përmes aktivitetit të tij Integriteti Komunal në Kosovë, USAID-i promovon rritjen e shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira lokale në mes të zyrtarëve komunalë, si mënyrë për t’i përmirësuar rezultatet përfundimtare për të gjithë akterët e përfshirë. Këto përpjekje parësisht fokusohen në zvogëlimin e korrupsionit, dhe avancimin e integritetit dhe efektshmërise së prokurimit publik.

 

Image
Ndërtimi i rrugëve, shkollave dhe klinikave më të mira përmes shkëmbimit të njohurive
Nexhat Merovci, inxhinier ndërtimi në komunën e Vushtrrisë, është i përkushtuar ndaj ngritjes së cilësisë së jetesës brenda komunitetit të tij
DAI për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories