Gjuha


USAID-i u ndau grante gjashtë të rinjve të jashtëzakonshëm kosovarë të përkushtuar ndaj të ushtruarit të një ndikimi pozitiv dhe të qëndrueshëm në komunitetet e tyre të larmishme. Këto grante lehtësojnë zbatimin e projekteve të komuniteteve që u inicuan si pjesë e Programit të Shkëmbimit Rinor -- një partneritet ky në mes të USAID-it dhe Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR).

Programi i Shkëmbimit Rinor ndjek një qasje gjithpërfshirëse katërfazore, duke filluar me një aktivitet rezidencial njëjavor. Gjatë kësaj kohe, 30 të rinjve nga komunitetet shqiptar dhe serb të Kosovës i’u ofrohet një mundësi unike për t’i shkëmbyer përvojat, idetë dhe opinionet e tyre. Programi fokusohet në nxitjen e drejtësisë tranzicionale, avancimin e shkathtësive negociuese dhe adresimin e sfidave përmes dialogut ndërkulturor. Përveç kësaj, trajnerët profesionistë zhvillojnë sesione trajnimi shtesë dhe lehtësojnë shkëmbimet, duke siguruar përgatitje të mirë të pjesmarrësve.

Një nga fokuset parësore të trajnimit është zhvillimi i një fushate të gjerësishme të avokimit në mediet sociale. Kjo fushatë shërben si një instrument i fuqishëm për t’i promovuar pjesmarrësit si ambasadorë të ndërtimit të paqes. Ajo i fuqizon ata dhe u jep një ndjenjë pronësie dhe legjitimiteti si prijës të ndryshimeve brenda komuniteteve të tyre, duke ndihmuar përfundimisht zbatimin e suksesshëm të nismave të granteve.

Eshtë e rëndësishme se programi është dizajnuar me përpikëri për t’i mbajtur të gjithë pjesëmarrësit të angazhuar aktivisht gjatë gjithë zbatimit të aktivitetit, duke vënë theksin në krijimin e lidhjeve të forta në mes të të rinjve. Për më tepër, ai u ofron atyre një platformë për t’i shprehur mendimet e tyre brenda komuniteteve vetanake. Kjo qasje gjithpërfshirëse siguron jo vetëm krijimin e një ndjenjeje të unitetit në mes pjesmarrësve nga ana e programit, por gjithashtu i fuqizon ata që të bëhen liderë me ndikim dhe katalizatorë të ndryshimeve pozitive.

 

 

Image
Programet e shkëmbimit fuqizojnë të rinjtë nga grupe të ndryshme etnike
30 të rinj nga komunitetet shqiptar dhe serb të Kosovës i’u ofrohet një mundësi unike për t’i shkëmbyer përvojat, idetë dhe opinionet e tyre.
Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR) për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories