Gjuha

 

MIKA Soft, një platformë onllajn e krijuar për të lehtësuar prodhimin, proceset logjistike dhe menaxhimin me burime njerëzore, po transformon sektorin e drurit në Kosovë. E krijuar si rezultat i partneritetit në mes të  aktivitetit të USAID-it Garo në Kosovë (Compete) dhe kompanisë vendore të TIK-ut, BBROS, MIKA ka ulur kostot e operimit për shumë kompani të drurit duke çuar në rritje të jashtëzakonshme të performancës që varioron midis 35 dhe 40 përqind, sipas menaxherëve.

Platforma organizon operacionet gjatë gjithë procesit të prodhimit, ofron shërbime të sakta të transportit, jep njoftime të përpikta që përditësojnë përdoruesit lidhur me statusin e dërgesave, dhe i ndihmon bizneset në identifikimin e pikave të dobëta dhe gjetjen e zgjidhjeve të mundshme.

Është e panevojshme të thuhet se platforma është bërë një hit tek bizneset vendore. “Jemi të ngazëllyer me platformën MIKA!” thotë Anita Zekaj, menaxhere e shitjeve në Mobile Dekor, e cila ka më shumë se një vit që përdor këtë platformë. “Ajo revolucionarizoi veprimtarinë tonë, si në fabrikë ashtu edhe në sallone. Me të dhënat e saj në kohë reale, nuk kemi më nevojë t’i gjurmojmë punonjësit për të kontrolluar proceset. Tani, gjithçka që na nevojitet është vetëm një klikim larg, gjë që e bën rrjedhën e punës tonë më të lehtë se kurrë më parë.

Kjo platformë unike u implementua fillimisht në pesë kompani të përpunimit të drurit dhe së rishtazi zgjëroi shërbimet e saj në dhjetë të tjera. Misioni i USAID-it në Kosova ka qenë një mbështetës i palëkundur i industrisë së drurit që nga viti 2004 dhe mbetet i përkushtuar ndaj forcimit gjithëpërfshirës të këtij sektori, rritjes së konkurueshmërisë së tij si dhe krijimit të lidhjeve të reja dhe gjetjes së shtigjeve të reja të eksportit. “Ajo [platforma MIKA Soft] e dixhitalizon plotësisht sektorin si zgjidhje dhe ul ndjeshëm shpenzimet në shkallë të gjerë, duke rritur njëkohësisht efiçencën,” thotë Arbër Bakija, kryeshefi ekzekutiv i BBROS-it, kompanisë së TIK-ut që zhvilloi platformën.

 

Image
Intervenimet ndërsektoriale: Revolucionarizimi i sektorit të përpunimit të drurit përmes ekselencës dixhitale
Kjo platformë unike me pëerkrahjen e USAID-it u implementua fillimisht në pesë kompani të përpunimit të drurit dhe së rishtazi zgjëroi shërbimet e saj në dhjetë të tjera.
Ct Global for USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories