Gjuha


Një peshë mesatare mbresëlënëse prej 27 ton e lëndës së riciklueshme po devijohet çdo muaj nga deponitë e mbeturinave falë aktivitetit të USAID-it Riciklimi ka Rëndësi. Me mbështetjen e USAID-it, grumbulluesit e mbeturinave nga komunitetet rom, ashkalinj dhe egjiptas në komunën e Graçanicës po udhëheqin këtë nismë, e cila po avancon falë faktit se ka si bazament lidhjet e forta të komunitetit. Këtu, familjet dhe bizneset marrin pjesë aktivisht në ndarjen e mbetjeve të riciklueshme.

Gjashtë muaj pas futjes në përdorim të kontejnetrëve për riciklim në lagjen Llapnasellë, grumbulluesit joformalë të mbeturinave u shprehën mirënjohjen e tyre të përzemërt qytetarëve dhe bizneseve përmes një mesazhi falënderimi. Ata treguan se çmojnë lartë angazhimin efektiv të komunitetit në riciklim.

Aktiviteti i USAID-it Riciklimi ka Rëndësi, një partneritet ky me organizatën joqeveritare vendore Democracia Plus, po kontribuon ndjeshëm në integrimin socio-ekonomik të komuniteteve më të margjinalizuara të Graçanicës. Përtej adresimit të shqetësimeve mjedisore, kjo nismë qëndron si një dëshmi e fuqisë transformuese të bashkëpunimit në mes të komuniteteve të ndryshme, duke i trasuar rrugën një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

 

Image
 Forcimi i angazhimit të komunitetit përmes riciklimit
Me ndihmën e USAID-it familjet dhe bizneset marrin pjesë aktivisht në ndarjen e mbetjeve të riciklueshme.
Demokracia Plus për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories