Gjuha

Procesi i prokurimit publik i Kosovës ka arritur përparime të mëdha rishtazi duke u bërë më transparent dhe llogaridhënës. Duke bashkëpunuar me 15 komuna në Kosovë, aktiviteti i USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) vendosi këshilltarë lokalë të financave dhe menaxhimit të kontratave, auditimit dhe prokurimit në zyrën e prokurimit të secilës nga komunat. Ata shkëmbyen njohuritë, instrumentet dhe mbështetjen në baza ditore, dhe me kalimin e kohës, këto 15 komuna modernizuan proceset e tyre të prokurimit dhe reduktuan cenueshmërinë ndaj korrupsionit.

Astrit Mullabazi është menaxhues i prokurimit në Komunën e Rahovecit, qytet ky në rrethin e Prizrenit. Një problem i cili përsëritej për Astritin ishte se ai përdorte koston më të ulët si kriter të vetëm për përzgjedhjen e fituesve. Kjo në mënyrë të pashmangshme shkaktonte rezultate të padëshiruara, duke u përkthyer në produkte me cilësi të ulët dhe objekte të ndërtuara keq që së shpejti bëheshin jofunksionale. Astriti në Rahovec dhe zyrtarët e prokurimit në komunat tjera të përzgjedhura vendosën kritere të rishikuara që barazuan fushën e lojës për aplikantët. Komuna e Rahovecit i pa menjëherë përfitimet e kësaj qasjeje të re në ndërtimin e një muzeu në Krushë të Madhe. Astriti reflektoi me krenari: “Kësaj radhe për të qenë fitues...do të duhej të ofroje produktet më të mira duke tejkaluar pritshmëritë. Do të duhej të ofroje avantazh ekonomik – cilësinë më të lartë për çmimin më të ulët.”

Komunat e mbështetura nga USAID-i u bënë prijëse në bërjen transparent të procesit të prokurimit. Në vitin 2018, Gjakova u bë komuna e parë në Kosovë që publikoi kontrata të tëra në ueb faqen e saj në një format të qasshëm dhe të përshtatshëm për përdoruesit. Komunat tjera që ishin pjesë e aktivitetit të USAID-it ndoqën të njëjtën rrugë me shpejtësi, përfshirë Rahovecin. Duke komentuar këtë avancim, Astriti me krenari theksoi: “Në dy vitet e fundit, [Komuna e Rahovecit] është renditur në mesin e komunave me performancën më të mirë për transparencë.”

Komunat e mbështetura nga USAID-i tani janë lidere në prokurimin transparent dhe efektiv, përmirësimin e shërbimeve publike dhe besimin e rritur të publikut.

 

Image
U poslednje dve godine, opština Orahovca je bila rangirana među opštinama sa najboljim učinkom u pogledu transparentnosti - Astrit Mulabazi, menadžer nabavke u opštini Orahovac.
USAIDKosovo