Gjuha

Funksionimi i duhur i demokracisë është i mundur vetëm nëse qytetarët e rinj janë të zëshëm në këtë proces. Sfidat e zakonshme që ndikojnë në brezin e ri si mungesa e angazhimit në jetën publike dhe politike, ishin në qendër të diskutimit të organizuar më 15 shtator nga Rrjeti Rinor i Demokracisë Evropiane (EDYN), i mbështetur nga USAID, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Gjatë tërë diskutimit, pjesëmarrësit ranë dakord se përfshirja e të rinjve në procese politike është çelësi për të garantuar funksionimin e duhur të demokracisë, veçanërisht pasi të rinjtë kosovarë kanë mundësinë dhe potencialin për të promovuar ndryshime afatgjata në vend.

"Demokracia kërkon punë dhe ajo nuk është gjithmonë e lehtë," tha James Evans-Butler, Zyrtar për Demokraci dhe Qeverisje pranë USAID-it në Kosovë, i cili foli gjatë diskutimit. Ai u kujtoi pjesëmarrësve se duhet shfrytëzuar çdo mundësi për t'u angazhuar në dialog konstruktiv – si me ata që ndajnë të njëjtat pikëpamje ashtu edhe me ata që kanë pikëpamje tjera. Fjolla Ujkani, deputete e Kuvendit dhe përfaqësuese e Grupit të Deputetëve të Rinj, theksoi se të rinjve u duhet hapësirë për përfaqësim dhe veprim ndërsa u bëri thirrje partive politike që t'u japin të rinjve hapësirën që meritojnë. Ambasadorja Nancy Soderberg, Drejtoreshë e NDI-it në Kosovë, vuri në dukje se të rinjtë ofrojnë zgjidhje inovatore dhe krijuese për problemet e ndryshme me të cilat përballet shoqëria kosovare sot.

Që nga themelimi i tij me mbështetjen e USAID-it, EDYN është përpjekur të ndihmojë të rinjtë anembanë Europës të punojnë së bashku, mbështesin të drejtat themelore të njeriut dhe, që është më e rëndësishmja, të mbrojnë procesin demokratik përkundër pikëpamjeve të ndryshme politike.

Image
Na Međunarodni dan demokratije raspravlja se večom angažovanju mladih u politici
NDI Kosovo za USAIDKosovo