Gjuha

Kur dhe nëse të rinjtë hyjnë në ndërtesat komunale të Kosovës ata zakonisht kanë nevojë për qasje në shërbimet lokale, si posta ose regjistrimi në shkollë. Sidoqoftë, një grup të rinjsh nga Istogu kohët e fundit shkuan në zyret e komunës së tyre me një qëllim tjetër - për ta ngritur zërin rreth planifikimit për shpenzimin e parasë publike për vitin 2022 në komunën e tyre. Tamara Miletić, pjesëmarrëse në aktivitetin e USAID-it Up to Youth dhe poashtu anëtare e Bordit Këshilldhënës për të Rinj tha: “Nga grupi ynë, unë isha e para që ngrita dorën për të bërë pyetje. Ishte paksa e sikletshme të përfshihesha në biseda vendimmarrëse me zyrtarët komunal rreth shpenzimeve publike për vitin e ardhshëm. Por e tejkalova këtë dhe jam e lumtur që mora pjesë”.

Më shumë se 80 të rinj sikur Tamara morën pjesë në nëntë seanca dëgjimore për buxhet publik në komunat e tyre nëpër Kosovë. Përveç të rinjve vendas kishte edhe prani të lartë të qytetarëve të cilët propozonin burime dhe shpenzime të mundshme për vitin e ardhshëm fiskal. Ky ishte një mjedis ideal për të rinjtë që të mësojnë mbi rolin dhe funksionin e qeverisjes dhe demokracisë në nivel lokal. Të rinjtë që vinin nga fshatra dhe mjedise shoqërore të ndryshme u angazhuan në mënyrë aktive me përfaqësuesit qeveritarë gjatë dëgjimeve publike dhe shtruan pyetje të rëndësishme për komunitetet e tyre, siç është mungesa e infrastrukturës. “Rruga që lidh shtëpinë time me rrugën kryesore ka nevojë të shtrohet. Është e pamundur të ecësh nëpër rrugë apo edhe të vozisësh kur bie shi sepse uji dëmton rëndë zhavorrin." u shpjegoi Tamara zyrtarëve.

Kjo lloj pjesëmarrje aktive bëhet me qëllim që të përmirësohet lidershipi dhe angazhimi në komunitet në mesin e të rinjve. Një përvojë e tillë nuk ndryshon vetëm mënyrën sesi të rriturit vlerësojnë dhe perceptojnë kontributet e të rinjve, por edhe mënyrën sesi vetë të rinjtë i perceptojnë kontributet e tyre. Up to Youth po krijon lidhje midis të rinjve që vijnë nga mjedise të papërfshira në shoqëri, akterëve të komunitetit dhe përfaqësuesve komunalë me qëllim që të përmirësohet angazhimi dhe pjesëmarrja e të rinjve në komunitet. Këto aktivitete po ndihmojnë të rinjtë të kuptojnë proceset demokratike dhe të angazhohen në mënyra te dobishme për të krijuar ndryshime pozitive ne komunitetet e tyre.

Image
Të rinjtë ngrisin zërin në takimet e nivelit komunal për buxhet
Të rinjtë e Istogut qëndrojn para ndërtesës së Komunës
Glloball Komjunitiz për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories