Gjuha

 

Kur Visar Kelmendi themeloi kompaninë Green Energy Technologies (GET) më 2010, një prej vështirësive më të mëdha të cilën e përballonte ishte mungesa e tregut për produktet e instalimeve solare nga kompania e tij. Ecim shpejt tek e sotmja dhe shohim Visarin që i është bashkangjitur mbi 200 bizneseve, prodhuesve të elementeve solare, politikë-bërësve, bankave komerciale e organizatave lokale në Forumin Solar të parë në Kosovë. Në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes, U.D. Zëvendësdrejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, Gëzim Hysenagolli, theksoi: “Sfidat klimatike paraqesin një numër mundësish, siç janë programet e energjisë së ripërtëritshme... për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike, duke nxitur edhe rritjen ekonomike dhe duke zgjeruar qasjen në shërbime moderne e të përballueshme të energjisë.”

Vetë ngjarja, organizuar nga Ministria e Ekonomisë, me përkrahje nga USAID, kishte në përmbajtje edhe një panair të takimeve midis bizneseve prodhuese solare, ku kompanitë lidere solare të vendit vunë në treg produkte miqësore për klimën. Përveç panairit, organizimi nxiti dialogun mes sektorit publik e atij privat mbi atë se si të përmbushet potenciali solar i vendit, si dhe diskutime mbi projektligjin e ri për Energjinë e Ripërtëritshme në Kosovë. Sipas Visarit, "fillimisht, kompanitë e para në Kosovë që shfrytëzuan këtë teknologji ishin fanatikë të kursimeve e efikasitetit të energjisë si industri, me fokus tek solaret". Sot, institucionet, bizneset e organizatat në Kosovë po bëhen bashkë për të shfrytëzuar energjinë diellore, ashtu që të ripërcaktohet përbërja e energjisë, si dhe të parandalohen ndryshimet klimatike.  

Derisa po vizitonte panairin, si dhe takonte përfaqësuesit e sektorit privat, Kryeministri Kurti theksoi që zelli dhe idetë e sektorit privat, kombinuar me politika të mira qeveritare, janë kombinimi i suksesit. Rritja e kapaciteteve solare në nivel të ulët do të ketë rol kritik për arritjen e caqeve të Kosovës për energji të ripërtëritshme në vitin 2030, duke tkurrur po ashtu edhe shputën, apo shtrirjen, e karbonit. Aktiviteti i USAID-it për Sigurinë e Furnizimit të Energjisë në Kosovë mbështet zhvillimin dhe zgjerimin e energjisë solare në Kosovë.

 

 

Image
Forumi Solar vë në pah potencialin e energjisë diellore në Kosovë
Ministria Artane Rizvanolli në Forumin për Panele Solare
USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories