Gjuha

 

 

Të drejtat pronësore janë themelore për sipërmarrësinë private, pavarësinë individuale, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë. Informaliteti i sektorit pronësor në Kosovë, duke përfshirë mungesën e qartësisë në legjislacion dhe zbatimin jokonsistent të të drejtave, i bën të gjitha këto qëllime pothuajse të pamundura për t'u arritur për shumëkënd, veçanërisht gratë. Aktiviteti pesëvjeçar i USAID-it Qeverisja e Pronës është dizajnuar për të zvogëluar korrupsionin, avancuar fuqizimin e grave dhe rritur të drejtat pronësore formale dhe investimet në paluajtshmëri.

USAID-i do të punojë me qeveritë lokale për t’i adresuar sfidat e kahmotshme që kanë të bëjnë me transaksionet joformale të tokës, proceset e trashëgimisë dhe diskriminimin gjinor, duke fuqizuar njëkohësisht shoqërinë civile, qytetarët dhe sektorin privat për të çuar përpara zhvillimin e udhëhequr lokalisht. Palët e interesuara do të bashkpunojnë ngushtë për të forcuar sistemin e të drejtave pronësore duke përmirësuar procesin për hulumtimin e shtrirjes, vlerës dhe pronësisë së tokës, standardizuar procedurat dhe hequr kërkesat rënduese të regjistrimit për të zyrtarizuar të drejtat e pronarëve aktualë të pronave.

Përkushtimi i USAID-it për të ndihmuar Kosovën të transformojë sistemin e saj të të drejtave pronësore është i rrënjosur në përkushtimin e Agjencisë ndaj avancimit të pavarësisë ekonomike, barazisë dhe të drejtave individuale të grave. Gratë në Kosovë posedojnë një pjesë disproporcionalisht të vogël të pronës. Arsyet për këtë përfshijnë mungesën e punësimit, traditën dhe mosvetëdijen mbi të drejtat -- duke përfshirë edhe domosdoshmërinë e regjistrimit zyrtar të pronës në emër të tyre. Përmes këtij aktiviteti, i cili ndërton mbi bazën e përpjekjeve shumëvjeçare të USAID-it për të rritur ndërgjegjësimin mbi të drejtat pronësore të grave, USAID-i do t’ua lehtësojë qytetarëve qasjen në të dhënat kadastrale, do të adresojë kufizimet ndaj formalizimit të të drejtave në ndërtesat e sapondërtuara, dhe do të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave përmes trashëgimit të pronës.

 

Image
PROSPERITETI DHE BARAZIA PËRMES TË DREJTAVE PRONËSORE
Ceremonia fillestare në Pejë e aktivitetiit të USAID-it Qeverisja e Pronës
TetraTech për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories