Gjuha

 

Aplikacioni inovativ E-Drejtesia po revolucionarizon mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me sistemin gjyqësor të Kosovës, duke rritur ndjeshëm kënaqësinë e përdoruesve. Kjo platformë, e cila mbështetet nga Aktiviteti i Drejtësisë i USAID-it dhe është gjithashtu e disponueshme edhe në gjuhën serbe dhe turke, siguron që zërat e mbi 50,000 shfrytëzuesve individualë të shërbimeve gjyqësore gjatë një viti do të dëgjohen dhe merren parasysh.

Në të kaluarën, shfrytëzuesit e shërbimeve gjyqësore kishin ndjenjën se informatat kthyese që ndanin me gjykatat kalonin pa u vërejtur, për shkak të cenueshmërisë së kutive tradicionale të ankesave dhe kufizimeve që impononin parashtresat në letër. Me futjen në përdorim të E-Drejtesisë, kjo paradigmë pësoi ndryshim dramatik. USAID-i ka pajisur të gjitha gjykatat themelore në Kosovë me tablete, që janë në dispozicion në hollet e tyre, përmes të cilëve shfrytëzuesit e shërbimeve gjyqësore tani kanë një mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt për t’i shprehur opinionet e tyre lidhur me shërbimet që marrin, pa patur frikë nga pasojat e mundshme

Në zemër të kësaj nisme transformuese qëndron koncepti i drejtësisë së përqendruar tek njerëzit, i cila i fuqizon qytetarët duke e mbajtur njëkohësisht përgjegjës personelin e gjykatave për shërbimet gjyqësore të ofruara. E-Drejtesia mishëron këtë qasje të përqëndruar tek njerëzit duke ofruar një ndërfaqe të përshtatshme për përdoruesit e cila u mundëson individëve që, në gjuhën e tyre të preferuar zyrtare të Kosovës, t’i japin komentet e tyre lidhur me shërbimet në mënyrë anonime. Për më tepër, secili kryetar i gjykatës mund t’i monitorojë këto informata kthyese dixhitale, duke nxitur përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve.

Qysh tani, mund të thuhet se ndikimi i E-Drejtesisë ka qenë i jashtëzakonshëm, meqë numri i njerëzve që japin informata kthyese është rritur drastikisht. Gjatë dy muajve të parë pas futjes në përdorim të platformës, u pranuan 359 komente individuale, krahasuar me rreth pesë në muaj paraprakisht. Mirëpo, rëndësia e kësaj arritjeje shkon larg përtej shifrave të thjeshta.

Valmir Hakiu, një qytetar nga fshati Greme i komunës së Ferizajt, ndau përvojën e tij pozitive me sistemin gjyqësor duke u shprehur si vijon: "E vërejta tabletin pranë recepcionin të gjykatës, ishte lehtësisht i qasshëm për përdoruesit. E eksplorova aplikacionin për të parë se çfarë shërbime ofroheshin, dhe plotësova pyetsorin me entuziazëm, duke lënë një koment pozitiv i cili shprehte kënaqësinë time personale."

Përmes suksesit të saj, platforma E-Drejtesia po synon një ndryshim transformues në sistemin gjyqësor të Kosovës, përmes fuqizimit të qytetarëve nga njëra anë dhe sigurimit të llogaridhënies për cilësinë e shërbimeve gjyqësore nga ana tjetër.


 

Image
Improved accountability and services in Kosovo’s courts through the new E-Drejtesia platform
Aplikacioni inovativ E-Drejtesia po revolucionarizon mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me sistemin gjyqësor të Kosovës, duke rritur ndjeshëm kënaqësinë e përdoruesve.
Chemonics për USAID Kosovë
Tags
Kosovo Stories