Gjuha

 

Mentorimi mund të jetë një motivues i fuqishëm për ata që kanë potencialin dhe energjinë për t’u prirë ndryshimeve. Programi gjashtëmujor i Mentorimit për Lidership i USAID-it, i implementuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), nxiti krijimin e një rrjetëzimi më të thellë ndërmjet grave udhëheqëse aktuale dhe atyre të ardhshme në nivel lokal.

Kjo nismë lidhi gratë e komuniteteve të ndryshme etnike dhe fushave të ndryshme të karrierës, të cilat ose kishin përvojë paraprake në politikë lokale ose synonin të angazhoheshin më shumë. Ajo përfshiu një nënkryetare të partisë politike, një ministre, deputete aktuale dhe ish-deputete si dhe lidere të shoqërisë civile, asambleiste të kuvendeve komunale, kryetare të kuvendeve komunale, nënkryetare komunash dhe kryetare të drejtorive komunale.

Egzona Hoxhaj nga Prizreni u çiftua me deputeten e Kuvendit të Kosovës Eliza Hoxhën. Me udhëzimet e Elizës, Egzona përgatiti një plan veprimi për të avokuar për personat me aftësi të kufizuara dhe gratë nga zonat rurale të Prizrenit. Ekspertiza e Elizës si një arkitekte urbane e ndihmoi Egzonën të zhvillonte një plan për t’ua lehtësuar personave me aftësi të kufizuara qasjen në ndërtesat e institucioneve publike, gjë e cila kulminoi me fjalimin e Egzonës në Kuvendin komunal, ku kërkoi hartimin e një strategjie komunale për personat me aftësi të kufizuara dhe ofroi ndihmën e saj.

Gjatë gjithë programit, NDI-i lehtësoi lidhjet në mes të pjesmarrëseve dhe ndihmoi në ndërtimin e një rrjeti ndërmjet mentoreve dhe të mentoruarave, i cili do të vazhdojë përtej kohëzgjatjes së nismës.

 

Image
UDHËHEQJA PËRMES SHEMBULLIT
Dëshmitë e bashkpunimit të pjesëmarrësve të Programit të Mentorimit për Lidership gjatë ceremonis përfundimtare
Instituti Kombëtar Demokratik për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories