Në Kosovë, grupet e komuniteteve të ndryshme dhe udhëheqësit lokalë tani po përdorin aplikacione mobile për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me qëllim të avancimit të objektivave të komunitetit. Si rezultat i pjesmarrjes së tyre në punëtoritë e organizuara nga ana e aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale, ku u zotuan për transparencë dhe komunikim efektiv me qytetarët, zyrtarët e Gjilanit dhe Obiliqit përqafuan Viberin, një aplikacion ky me përdorim të gjërë brenda komuniteteve në vend.
Kjo strategji progresive e komunikimit krijon një kanal të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë për përditësime të informative publikisht të qasshme mbi politikat, projektet dhe nismat e ndryshme. Reagimi publik ishte i jashtëzakonshëm -- me qindra qytetarë i’u bashkuan platformës që në ditët e para. Natyra gjithpërfshirëse e këtij aplikacioni, i cili mirëpret qytetarët e të gjitha moshave dhe prejardhjeve, e shpjegon pëlqyeshmërinë e tij të gjërë. Kjo qasje siguron informim me kohë të komunitetit lidhur me zhvillimet e fundit, duke i kontribuar krijimit të një publiku të mirëinformuar dhe të angazhuar.
Aktiviteti i USAID-it Kontrata Sociale promovon praktika të qëndrueshme të pjesmarrjes publike duke forcuar partneritetin në mes të qytetarëve dhe pushtetit lokal, adresuar nevojat e qytetarëve dhe, përfundimisht, duke ngritur cilësinë e jetës së qytetarëve në Kosovë.