Gjuha

Azra Maksuti dhe Erin Kupina janë shoqe të klasës që nga shkolla fillore. Tani si nxënëse të shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj dhe pjesmarrëse në nismën e vënies në hartë të komuniteteve nga të rinjtë, të përkrahur nga aktiviteti i USAID-it Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt (ASSET), Azra dhe Erina kanë filluar një projekt hulumtues mbi perceptimin e vullnetarizmit nga ana e komunitetit të tyre.

Pas trajnimeve relevante në fushën e hulumtimit, atë të analizës dhe të politikave, Azra dhe Erina zhvilluan një pyetësor të vetë-administruar online për komunitetin e tyre. Ato gjetën ekzistencën e një ndarjeje shumë të theksuar në mes të brezave të rinj, të cilët kanë një ndjenjë më të fortë për vullnetarizem, dhe atyre më të vjetër nga aspekti i gatishmërisë së tyre për angazhim në baza vullnetare dhe perceptimit të tij si mënyrë e arritjes së rezultateve të qëndrueshme. Azra dhe Erina presin me shumë dëshirë që t’i krahasojnë të dhënat me kalimin e kohës dhe t’i ndajnë gjetjet shtesë me nxënësit tjerë. Rezultatet premtojnë konfirmimin e sërishëm të faktit se të rinjtë në Kosovë janë një burim i pashfrytëzuar në ndërtimin e komuniteteve të tyre dhe nxitjen e lidhjeve më të forta në mes të komuniteteve.

Përmes partneriteteve me shkollat e mesme në 16 komuna, aktiviteti i USAID-it Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt po ndihmon në ndërtimin e shkathtësive tek të rinjtë dhe po promovon një angazhim më të madh qytetar të të rinjve në mbarë vendin.

Image
Kosovarët e rinj të etur për vullnetarizëm
Azra dhe Erin gjatë punëtoris
Qendra Kosovare e Arsimit (KEC) për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories