Gjuha

 

Ndërmjetësimi u ofron mundësi palëve në konteste që t’i zgjidhin me shpejtësi kontestet e kushtueshme afariste duke shmangur betejat e ndërsjella nëpër procese gjyqësore. Megjithëse Kosova ka ndërmjetësues të liçencuar dhe kornizë ligjore për të rregulluar procesin, një numër shumë i vogël i lëndëve civile ndërmjetësohen çdo vit, dhe pothuajse asnjëra prej tyre nuk është komerciale, kryesisht për shkak të mungesës së informimit mbi faktin se ndërmjetësimi ekziston si një opsion. Aktiviteti i USAID-it Drejtësia Komerciale po ndihmon në ndryshimin e kësaj gjendjeje përmes organizimit të një serie tryezash dhe sesionesh informuese për Javën e Ndërmjetësimit në Kosovë (20-26 shtator 2021) për udhëheqësit e sistemit të drejtësisë, shoqatat e sektorit privat, ndërmjetësuesit dhe profesionistët me përvojë.

Me angazhimin e sektorit privat, USAID-i po ndihmon në krijimin e një rrjeti dhe platforme për t’iu mundësuar bizneseve t’i shkëmbejnë praktikat më të mira dhe përvojat e të mësuarit mbi ndërmjetësimin. Për më tepër, ngjarjet e bashkëorganizuara me institucionet e sistemit të drejtësisë dhe organizatat përfaqësuese të industrisë si Innovation Center Kosova, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ridëshmojnë se sistemi ligjor dhe ai i drejtësisë i Kosovës mund t'u përgjigjen nevojave të bizneseve, investitorëve dhe qytetarëve duke përdorur instrumentet ligjore tashmë të disponueshme.

 

 

Image
Kursimi i kohës dhe parave përmes ndërmjetësimit
Kursimi i kohës dhe parave përmes ndërmjetësimit
DeksizOnllajn për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories