Gjuha

 

Pirja e kafesë në Kosovë është shumë më tepër se thjesht konsumim i një pije që rritë nivelin e energjisë. Është pjesë e pandashme e pëlhurës shoqërore të vendit, diçka që i bashkon njerëzit e komuniteteve të ndryshme. Në fillim të vjeshtës së vitit 2022, aktiviteti i USAID-it Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit shfrytëzoi këtë vlerë të përbashkët kulturore për t’i dhënë një shtytje angazhimit të ndërsjellë përtej vijave ndarëse etnike në Mitrovicë përmes Festivalit të parë Vjetor të Kafesë.

Mbi 1500 qytetarë të të gjitha grupmoshave i’u bashkëngjitën kësaj ngjarjeje. Muzika dhe kafeja sollën energji pozitive, entuziazëm dhe ngazëllim që zgjati deri në fund të ditës. Prindërit, të rinjtë dhe fëmijët shijuan artet, artizanatet dhe lojërat e përgatitura nga organizata joqeveritare lokale "Bonevet," ndërsa ndëgjonin muzikën e bendeve multietnike si “Mitrovica Rock School” dhe “Jimmy Mustafa.” Ngjarja zgjoi interesim të madh te shumë qytetarë. Ajo gjithashtu u siguroi bizneseve hapësirë për rrjetëzim dhe vendosje të lidhjeve me biznese të cilat veprojnë jashtë zonës së tyre të zakonshme gjeografike.

Një nga sfidat kryesore për kombësinë multietnike të Kosovës ka në qendër të saj mosbesimin e ndërsjellë në mes të grupit etnik shumicë shqiptar të Kosovës dhe atij jo-shumicë serb të Kosovës, i cili është i rrënjosur pjesërisht edhe në konfliktin e pazgjidhur dhe retorikën konfrontuese ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, çështjet e paadresuara nga e kaluara, si dhe një ndarje faktike gjeografike në mes të këtyre dy komuniteteve në pjesë të Kosovës.

USAID-i vazhdon të punojë në lehtësimin e pajtimit përmes nismave që i bashkojnë njerëzit. Në rastin e Mitrovicës, një qyteti të njohur në të kaluarën si vend i rokerëve, muzicientëve, lëvizjeve artistike dhe një komuniteti të gjallërishëm të përbërë nga etni të ndryshme, Festivali i Kafesë ofroi mundësinë e kthimit tek rrënjët kulturore, ndërsa pjesmarrësve të të gjitha përkatësive etnike rastin për t’u shoqëruar në mes veti dhe shijuar një filxhan kafe.

 

Image
NJË FILXHAN KAFE NIS DISKUTIME POZITIVE PËRTEJ LINJAVE ETNIKE
Njerëzit ishin të lumtur ti bashkoheshin festivalit të kafes dhe të bisedonin me fqinjët e vjetër
Aktiviteti i USAID-it Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit (CBM)
Tags
Kosovo Stories