Gjuha

 

Populli i Kosovës mishëron kuptimin burimor të fjalës filantropi: “Dashurinë për njerëzimin.” Në vitin 2021, Indeksi Botëror i Dhënies e rangoi Kosovën në vendin e nëntë, në mesin e më shumë se 140 vendeve, përnga dhënia bamirëse e donacioneve financiare, vullnetarizmi ose ndihma domethënëse dhënë dikujt jashtë rrethit familjar. Me një histori të gjatë të zemërgjërsisë së dëshmuar, besnikërisë dhe solidariteti të ndërsjellë, fryma e dhënies joformale në Kosovë po zhvillohet me hov të madh.

Më 7 prill, aktiviteti i USAID-it Angazhimi Qytetar mbajti forumin e parë ndonjëherë të filantropisë në vend, duke bashkuar liderë nga diaspora, qeveria, shoqëria civile dhe sektori privat. Secili person në dhomë kishte një qëllim të përbashkët me të gjithë të tjerët: shndërrimin e vullnetit për bamirësi në dhënie strategjike, e cila do të kishte një ndikim edhe më të madh në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Ky forum, i pari nga shumë të tjerë që USAID-i po planifikon të mbajë në vitet e ardhshme, hapi dialogun që pati për synim ndërtimin e besimit të ndërsjellë, transparencës dhe bashkëpunimit më të madh ndërmjet sektorëve. Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Vlorian Molliqaj, shprehu mendimin e tij se takimi ishte një fillim produktiv dhe identifikoi një temë të rëndësishme për forumet e ardhshme. “Ne duhet të investojmë më shumë në edukimin e OJQ-ve nga njëra anë, se si të prezantojnë punën e tyre, … të jenë transparente dhe t'u japin prapa donatorëve dhe, nga ana tjetër, [edukim] të donatorëve mbi arsyet pse duhet të japin dhe si mund t’i pëzgjedhin OJQ-të më transparente dhe më me ndikim.” Pjesmarrësit tjerë ngritën rëndësinë e hartimit të politikave që nxisin dhënien në vend se ta vështirësojnë atë. Për shembull, diaspora përballet me provizione të larta të transfereve kur duan të dërgojnë para në shtëpi sipas Lirim Krasniqit, Bashkëdrejtorit Ekzekutiv të Germin-it, një OSHC që mobilizon burimet e diasporës.

Megjithëse ky ishte vetëm fillimi, entuziazmi kolektiv dhe përkushtimi i pjesmarrësve gjatë këtij forumi të parë do të shërbejë si një bazament solid për të nxitur kulturën e filantropisë në Kosovë.

 

 

Image
Shfrytëzimi i fuqisë dhe ndikimit të filantropisë përmes partneriteteve për komunitete më të forta
Shoqëria civile dhe sektori privat diskutojnë rëndësin e filantropisë
Nazmije Bajrami, USAID Kosovë
Tags
Kosovo Stories