Gjuha

Në Kosovë, varësia nga lëndët djegëse fosile të cilat shkaktojnë shumë ndotje është një shqetësim madhor nga aspekti i luftimit të ndryshimeve klimatike. Sektori energjetik i Kosovës kontribuon me rreth gjysmën e emetimeve të gazrave serrë në vend. Për të ndihmuar tranzicionin e Kosovës drejt një furnizimi më të sigurt -- dhe më pak ndotës -- me energji, USAID-i po punon për të rritur shkallën e investimeve në energji të ripërtëritshme në Kosovë dhe për të gjetur zgjidhje inovative përmes riciklimit.

Sektori privat i Kosovës ka intensifikuar dhe marrë përsipër udhëheqjen në nismat miqësore ndaj klimës. Festivali i Gjelbër, të cilin e nisi me shpejtësi USAID-i, tani drejtohet tërësisht nga sektori privat. Ky festivali ka rritur vetëdijësimin mbi teknologjitë e pastra dhe ka promovuar prodhimin e materialeve ndërtimore të qëndrueshme. Për shembull, kompanitë kosovare tani prodhojnë dhe eksportojnë panele solare fotovoltaike të cilësisë së lartë. Energjia e ripërtëritshme po bëhet më e përballueshme nga aspekti i çmimit dhe po krijon punësim me potencialisht 3,000 vende të reja të gjelbra pune.

Gjatë viteve, mbështetja e USAID-it për sektorin privat gjithashtu u ka ndihmuar kompanive kosovare që të investojnë në nisma të riciklimit. Investimet në riciklim ndihmojnë në uljen e emetimeve të gazrave serrë duke ulur konsumin e energjisë. Tiki Mosaics, në Mitrovicë, mbledh mbeturinat e qelqit nga e gjithë Kosova dhe i riciklon ato në pllaka mozaiku të bukura dhe shumëngjyrëshe. KIVO Plastics, në Kaçanik, është ndërmarrje e specializuar në prodhimin e qeseve të bukës, filmave të shtypur dhe qeseve të plehrave nga plastika e ricikluar. Ngjashëm, Izolimi Plast ka gjetur sukses në riciklimin e mbeturinave plastike dhe përdorimin e tyre si material izolues.

Aktualisht, USAID-i po bashkëpunon në partneritet me institucionet e Kosovës për të shfrytëzuar sa më racionalisht 300 milion dollarë amerikan investime dhe dyfishuar kapacitetet ekzistuese të Kosovës për energji të ripërtëritshme. Me mbështetjen e USAID-it, institucionet e Kosovës po i thjeshtëzojnë dhe racionalizojnë proceset e liçencimit, në mënyrë që energjia e ripërtëritshme të mund të gjenerohet më lehtë, duke vendosur njëkohësisht bazamentin për përkushtimin afatgjatë të Kosovës ndaj energjisë së ripërtëritshme në Planin Nacional Energjietik dhe Klimatik.

Image
USAID-I NDIHMON LUFTIMIN E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE NË KOSOVË
Galeria e Tiki Mosaics
USAID Kosove
Tags
Kosovo Stories