Gjuha

Më 16 mars, USAID-i dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë bashkë-organizuan një panel virtual mbi ndikimin dhe përparimin e bërë në legalizimin e ndërtimeve pa leje. Ky forum, me numër rekord prej 9,300 shikimesh, gjithashtu shërbeu si një thirrje për veprim drejtuar qytetarëve dhe bizneseve për të fituar pronësi të qartë mbi pronën e paluajtshme përmes proceseve të thjeshtëzuara dhe racionalizuara. Kosova ka 350,000 objekte banesore dhe komerciale të ndërtuara pa leje. Bashkëpunimi i USAID-it me institucionet e Kosovës dhe dy komuna partnere (Prishtinën dhe Graçanicën) rezultoi me legalizimin e 456 pronave të paluajtshme me vlerë prej 72.6  deri në 96.5 milion euro ( $87.49 - 116.30 million). Për qeverinë, e në veçanti për komunat, legalizimi siguron rritje të të hyrave nga tatimi në pronë dhe detyrimet tjera. Pronarëve, legalizimi i pronës së paluajtshme të ndërtuar pa leje u siguron provë të pakontestueshme të pronësisë mbi të dhe të të drejtës për t’iu transferuar atë të tjerëve përmes trashëgimisë, për ta shitur apo përdorur si kolateral për huamarrje.

Image
Prona të paluajtshme të ndërtuara pa leje me vlerë prej 96.5 milion euro tani të ligjjshme
Paneli virtual mbi rëndësin e legalizimit të pronave të paluajtshme
USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories