Gjuha

 

Afrim Berisha drejton një qendër lokale fitnesi me dy djemtë e tij në një ndërtesë shumëkatëshe në qendër të Suharekës. Kur një gjeodet lokal e njoftoi atë për avantazhet e legalizimit të ndërtesës ku ndodhet qendra e tij e fitnesit, Afrimi me shpejtësi vendosi që të fillojë procesin e aplikimit. Komunat anembanë Kosovës që kanë qenë përfituese të asistencës teknike dhe trajnimit të USAID-it, kanë thjeshtëzuar dhe racionalizuar procesin e aplikimit dhe kanë shpejtuar shqyrtimin e këtyre aplikacioneve për legalizim. Dy muaj pas aplikimit, Afrimi morri çertifikatën e tij të legalizimit dhe ndërtesa e tij u regjistrua në kadastër nga Komuna e Suharekës, prijëse e hershme në zbatimin e programit të legalizimit.

“Unë e fillova këtë biznes për shkak të dy djemve të mi. Mendova se ishte e rëndësishme që t'i përfshij ata në biznes dhe shpresoj se do ta trashëgojnë dhe të vazhdojnë ta drejtojnë atë. Kjo është kryesisht ajo që më motivoi të aplikoja për legalizim. Tani i kam të gjitha dokumentet e nevojshme dhe prona është e ligjshme,” shpjegoi Afrimi.

Tani që prona e tij është regjistruar në kadastër, Afrimi dëshiron të investojë në qendrën e fitnesit duke blerë pajisje shtesë dhe tërhequr klientë të rinj. Ndërtesa e tij e legalizuar rishtazi hap mundësi të reja financiare pasi ai mund ta përdorë atë si kolateral për huamarrje. Ajo gjithashtu garanton që fokusi i investimit të tij, prona e tij, është e mbrojtur në regjistrat zyrtar. I motivuar nga përvoja e tij pozitive, Afrimi thekson rëndësinë e sigurimit të të drejtave pronësore dhe inkurajon qytetarët e Suharekës, dhe të Kosovës, të cilët kanë ndërtime pa leje, të shfrytëzojnë këtë mundësi duke aplikuar për legalizim.

USAID-i, përmes aktivitetit të tij Qeverisja Ekonomike në Kosovë, po mbështet përpjekjet e qeverisë qëndrore dhe komunave për t’i legalizuar ndërtimet pa leje duke inkurajuar qytetarët të aplikojnë. Legalizimi i ndërtimeve pa leje është thelbësor për zyrtarizimin e të drejtave pronësore, përmirësimin e qasjes në financim dhe mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe rritjes ekonomike.

 

Image
Formalizimi i pronës krijon mundësi për investime të sigurta dhe zgjerim të biznesit në Kosovë
Dy muaj pas aplikimit, Afrimi morri çertifikatën e tij të legalizimit dhe ndërtesa e tij u regjistrua në kadastër
USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories