Gjuha

 

Arbitrazhi u ofron bizneseve një mundësi shtesë për t’i zgjidhur kontestet e tyre. Megjithatë, përkundër faktit se Kosova ka një kornizë moderne dhe efektive për të mundësuar arbitrazhin, prapseprapë, vetëm një numër i vogël lëndësh  arbitrohen çdo vit. Kjo gjë paraqet një mundësi të konsiderueshme të humbur për bizneset, si dhe një barrë të panevojshme për gjykatat. Si pjesë e fushatës së tij për të rritur ndërgjegjësimin mbi përfitimet  e bizneseve nga arbitrazhi, aktiviteti i USAID-it Drejtësia Komerciale u bashkua me Odën Amerikane të Tregtisë në Kosovë (AmCham) për të qenë nikoqir të Javës së Arbitrazhit në Kosovë.

Nga 30 marsi deri më 2 prill u zhvillua një sërë tryezash të rrumbullakëta të cilat u ofruan bizneseve një vështrim nga afër në një gamë të gjërë përfitimesh dhe mundësish nga arbitrazhit. Temat silleshin nga financimi i palës së tretë tek gratë në arbitrazh dhe më tutje tek arbitrazhii në vendet në zhvillim. Tryezat e rrumbullakëta u dhanë bizneseve mundësinë për të dëgjuar nga ekspertë vendës dhe ndërkombëtar. "Ne duhet të punojmë së bashku për të rritur pjesëmarrjen e grave në arbitrazh dhe për të promovuar zgjerimin e mundësive për gratë për t'u bërë arbitra, si dhe për të shërbyer si profesionistë të mbështetjes së arbitrazhit, të tillë si ekspertë dhe juristë," deklaroi Vjosa Shkodra, zëvendës shefe e aktivitetit të USAID-it Drejtësia Komerciale. Sesioni gratë në arbitrazh ishte tema më e popullarizuar gjatë Javës së Arbitrazhit, i cili gjeneroi më shumë shikime në një sesion sesa të gjitha temat tjera së bashku.

Ngjarjet si Java e Arbitrazhit, e bashkëorganizuar me organizata të respektuara si AmCham, janë të rëndësisë thelbësore, pasi ato u ndihmojnë bizneseve të Kosovës t’i kuptojnë dhe të përfitojnë plotësisht nga mundësitë dhe benefitet tashmë të disponueshme për to. AmCham moderoi panelet dhe transmetoi drejtpërdrejt ngjarjen në faqen e saj të Facebook-ut, duke gjeneruar mbi 12,000 shikime deri në fund të javës. USAID-i përmes aktivitetit të tij Drejtësia Komerciale vazhdimisht promovon mbështetje më të madhe në zgjidhje alternative të kontesteve.

 

Image
Arbitrazhi: Alternativë efiçiente për zgjedhjen e kontesteve
Arbitrazhi u ofron bizneseve një mundësi shtesë për t’i zgjidhur kontestet e tyre.
USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories