Gjuha

 

Verona Mehmetaj dhe Alketa Mehmetaj, dy vajza të reja nga Klina, rishtazi përfunduan praktikën profesionale pranë Fron Travel, një agjenci kjo e udhëtimeve me seli në Prishtinë, si pjesë e përpjekjeve të USAID-it për t’u krijuar të rinjve mundësi për të eksploruar karriera dhe fituar shkathtësi tejet të nevojshme për punësueshmëri me bizneset vendore. Kosova, ngjashëm me fqinjët e saj në Ballkanin Perëndimor, përballet me shkallë tronditëse të papunësisë së të rinjve dhe me sfidat që sjell rrjedhja e trurit jashtë vendit. Shumë të rinj binden se mundësitë më të mira për punësimit gjenden jashtë vendit dhe marrin energjinë dhe potencialin e tyre me vete kur largohen nga vendi. Nga ana tjetër, shumë biznese hasin në vështirësi gjatë harmonizimit të nevojave të tyre për punësim të personelit shtesë me ofertën e shkathtësive të të diplomuarve të shkollave të mesme dhe universiteteve. Aktiviteti i USAID-it U Takon të Rinjve (Up to Youth) synon të adresojë këtë hendek të shkathtësive duke u mundësuar të rinjve të eksplorojnë karriera të ndryshme dhe të fitojnë shkathtësi themelore të nevojshme për t'iu bashkuar fuqisë punëtore në Kosovë.

Për të dy të rejat, praktika profesionale ishte një mundësi për t’i forcuar njohuritë, për t’u rrjetëzuar dhe, ndoshta, edhe për të marrë frymëzim për t'u bërë ndërmarrëse në të ardhmen e afërt. “Praktika profesionale të cilën e aranzhoi dhe për të cilën më përgatiti aktiviteti i USAID-it U Takon të Rinjve më ka ndihmuar me të vërtetë të zhvillohem si profesioniste. Si praktikante me Fron Travel, pata mundësinë që t’i aplikoj shumë nga trajnimet e mia, gjë që e bën këtë përvojë kulmin e suksesit tim profesiona,l” thotë Verona. “Jam e lumtur që aktiviteti U takon të Rinjve më ofroi këtë mundësi e cila mund të na ndihmojë Veronën dhe mua në të ardhmen, nëse vendosim të hapim agjencinë tonë të udhëtimit. Çdo fillim është i vështirë, por ne e dimë që kemi mbështetjen e duhur dhe mësimet e nxjerra nga U Takon të Rinjve,” tha Alketa.

Aktiviteti U Takon të Rinjve mbështeti më shumë se 60 të rinj nga nëntë komuna të Kosovës për të kryer praktikë profesionale pranë një biznesi vendor.

 

Image
Praktikat profesionale ndihmojnë rritjen e profesionistëve të rinj në Kosovë
Verona Mehmetaj dhe Alketa Mehmetaj, rishtazi përfunduan praktikën profesionale, si pjesë e përpjekjeve të USAID-it për t’u krijuar mundësi për të rinjet për të fituar shkathtësi për punësim.
Glloball Komjunitiz (Global Communities) for USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories