Gjuha

Të premten, më 11 shkurt, Qeveria e Kosovës pranoi 515,970 doza të vaksinës Pfizer, të premtuara nga Presidenti Biden dhe të liferuara përmes mekanizmit COVAX. Një ceremoni për kremtimin e kësaj dërgese të tretë të vaksinave të dhuruara nga Sh.B.A.-ja u mbajt në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Në ngjarje morrën pjesë Presidentja e Kosovës Osmani, Kryeministri Kurti, Ambasadori I Sh.B.A.-së Hovenier dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë së Kosovës, Kombeve të Bashkuara dhe USAID-it.

Të gjithë folësit në ngjarjen e shkurtit e shfrytëzuan atë si një platformë për të përforcuar mesazhin mbi rëndësinë e vaksinimit. Ambasadori Hovenier e përmblodhi në mënyrë të përkryer me thirrjen e tij për veprim: “Ju lutem bëni pjesën tuaj të punës – vaksinohuni – dhe inkurajoni familjen dhe miqtë tuaj të bëjnë të njëjtën gjë – lani duart, mbani distancën nga të tjerët dhe mbajeni maskën në mënyrën e duhur. Duhet të veprojmë të gjithë së bashku për të luftuar këtë pandemi globale.” Deri më sot, afërsisht 45 përqind e qytetarëve të Kosovës kanë marrë dy doza të vaksinës. Pas një uljeje të shkallës së vaksinimit në fund të vitit 2021, normat u rritën paksa në fillim të vitit 2022 për shkak të reagimit publik ndaj valës Omicron si dhe për shkak të një fushate më agresive të informimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila u mbështet nga USAID-i në partneritet me UNICEF-in.

Kjo dërgesë pasoi dy të më hershme, në gusht dhe shtator të vitit 2021, kur Kosova pranoi 538,200 doza të vaksinave Pfizer, të liferuara me ndihmën e partnerit të USAID-it UNICEF-it përmes mekanizmit COVAX. Bashkë me donacionin shtesë të muajit shkurt, Shtetet e Bashkuara tashmë kanë siguruar 1,054,170 doza vaksinash për të mbrojtur kosovarët, që përfaqëson donacionin më të madh të vaksinave kundër COVID-19 dhënë Kosovës nga një vend apo organizatë.

 

Image
Sh.B.A. i dhuron Kosovës mbi 1 milion doza të vaksinës Pfizer
Vakcinat e dhuruara nga ShBA-të i dorëzohen Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik
USAIDKosovo, Nazmije Bajrami
Tags
Kosovo Stories