Gjuha

Sistemet tatimore të thjeshta, universalisht të aplikueshme dhe të fokusuara në shërbime mund t'i ndihmojnë qeveritë në mbledhjen në mënyrë më efektive të të hyrave duke shmangur barrierat ndaj rritjes ekonomike dhe investimeve. Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me mbështetjen e USAID-it ka shkurtuar në mënyrë dramatike kohën mesatare të rimbursimit të TVSH-së për 60 për qind, nga 60 ditë në vitin 2016 në 20 ditë në vitin 2021, sipas të dhënave të ATK-së dhe Raportit të Komisionit Europian për Kosovën për vitin 2021.

Për tatimpaguesit kosovarë, kjo periudhë kohore është shumë më e ulët se praktika më e mirë ndërkombëtare prej 30 ditësh. Marrja e shpejtë e rimbursimeve i lejon tatimpaguesit të përdorin paratë e tyre për të shpenzuar, investuar dhe përmbushur detyrimet tjera. “Kemi vërejtur përmirësime të konsiderueshme nga e kaluara. Bashkëpunimi i ATK-së me bizneset është shumë më i mirë dhe koha e rimbursimit është shumë më e shkurtër,” theksoi Betim Kryeziu, menaxher i eksportit në Frutex SH.P.K., kompani kjo e përpunimit dhe eksportit të pijeve me 160 punëtorë, e cila është në mesin e shumë kompanive që përfitojnë nga këto përmirësime.

Pjesmarrja në tatim në mbarë botën, përfshirë edhe në Kosovë, varet nga besueshmëria, besimi dhe respektimi vullnetar. Plani për Përmirësimin e Integritetit të ATK-së synon të rrisë besimin e publikut në ATK duke rritur deklarimin dhe pagesën e rregullt dhe të saktë të tatimpaguesit dhe duke rritur të ardhurat e buxhetit të shtetit. Performanca e përmirësuar korrespondon me rritjen e mbledhjes së të hyrave siç është konstatuar nga ATK-ja në vitin 2021 gjatë mbledhjes së TVSH-së, me ç’rast është rritur për 40 përqind nga viti 2016 krahasuar me 2016. ATK vazhdon të përmirësojë performancën administrative dhe efikasitetin duke ofruar rimbursime më të shpejta të TVSH-së, duke rritur likuiditetin e tatimpaguesve dhe përmirësuar perceptimin e shërbimit ndaj klientit dhe duke i kontribuar në këtë mënyrë besimit në rritje dhe respektimit vullnetar.

Image
Rimbursimet më të shpejta të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) ndërtojnë besimin e tatimpaguesve dhe rrisin të hyrat e qeverisë
Poster informues për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar
USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories