Gjuha

Kosova ka jo vetëm shkallën më të ulët të pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore në Ballkanin Perëndimor por edhe njërën nga më të ulëtat në botë. Pengesat ndaj punësimit të femrave në Kosovë janë të lidhura me një sërë faktorësh të ndërvarur, duke përfshirë stereotipet që lidhen me aftësinë fizike të meshkujve për të kryer punë të llojeve më të vështira. Këto besime të rreme çojnë në diskriminim kur është në pyetje angazhimi i grave për të kryer punë që kulturalisht konsiderohen si "të meshkujve." Ngjashëm, aksioma e rrënjosur se gratë janë për nga natyra "kujdesdhënëse" efektivisht mbyll sektorë të tërë të ekonomisë për to. Përjashtimi i të gjithë pjestarëve të një gjinie nga sektorë të caktuar të ekonomisë së Kosovës, e cila edhe ashtu është në ngecje, është një recetë për papunësi të lartë të vazhdueshme dhe stagnim ekonomik.

Me qëllim të ofrimit të më shumë mundësive ekonomike për gratë dhe vajzat si dhe sfidimit të këtyre narrativave të rremë, USAID-i po përpiqet që t’i diversifikojë sektorët e dominuar nga meshkujt duke i pajisur gratë me shkathtësitë dhe vetbesimin e nevojshëm për t’u bërë konkurente. Përmes aktivitetit të USAID-it Garo (Compete), misioni ka hyrë në partneritet me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit për të trajnuar 50 gra në dizajnim dhe prodhim të produkteve të drurit, 21 nga të cilat tashmë kanë gjetur punësim me orar të plotë. Për më shumë të dhëna mbi gratë në sektorin e drurit, shikoni videon e Mimoza Ukajt KËTU.

Image
Gratë përpunuese të drurit ndërtojnë një bazament më gjithpërfshirës dhe të shëndetshëm për ekonominë e Kosovës
Mimoza Ukaj gjatë trejnimit
USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories