Gjuha

E drejta komerciale është një fushë e specializuar dhe komplekse, por që ka rëndësi jetike për sigurimin e një mjedisi të përshtatshëm për investime të huaja dhe vendore në Kosovë. Si pjesë e përpjekjeve më të gjëra në sigurimin e përgjegjshmërisë së gjykatave ndaj nevojave të qytetarëve, përfshirë sektorin privat, dhe të ekspertizës së mjaftueshme që ato duhet të posedojnë për të ofruar shërbime të specializuara, USAID-i, përmes aktivitetit të tij Drejtësia Komerciale, mbështeti Ministrinë e Drejtësisë në hartimin e një drafti ligji mbi Gjykatën Komerciale, të gatshëm për miratim nga Qeveria e ardhshme e Kosovës. I formësuar nga konsultimet e gjerësishme dhe kontributet e ekspertëve dhe palëve të interesuara -- gjyqtarëve, avokatëve, sektorit privat, shoqërisë civile dhe bashkësive ndërkombëtare - projektligji, nëse miratohet, do të sjellë profesionalizëm dhe përgjegjshmëri më të madhe në zgjidhjen e kontesteve tregtare dhe do të rrisë paanshmërinë dhe parashikueshmërine për të cilën kanë nevojë investitorët në Kosovë.

Kjo reformë vjen në një moment kyq, pasi një Gjykatë Komerciale e vetqëndrueshme mund të luaj rol vendimtar në mbështetjen e një rimëkëmbjeje të shpejtë ekonomike në Kosovën post-pandemike. Deri më tani, mandatet dhe juridiksionet e paqarta të Departamentit Ekonomik dhe atij Administrativ të Gjykatës Themelore të Prishtinës kanë detyruar shumë biznese të parashtrojne kërkesa në që të dyja këto departamente. Kjo ka sjellë vonesa të kushtueshme për bizneset gjatë pritjes së zgjidhjeve. Mandati i paqartë gjithashtu vështirësoi cilësinë dhe konsistencën e vendimeve të marra nga të dy departamentet. Përveç kësaj, caktimi i lëndëve komerciale në departamente të ndryshme nga Departamenti Ekonomik ka çuar në rritjen e përceptimit të korrupsionit. Pasi të miratohet, Ligji mbi Gjykatën Komerciale do t'u sigurojë bizneseve të Kosovës dhe investitorëve ndërkombëtar një adresë të vetme ku do t’i parashtrojnë kërkesat, shpejtësi në zgjidhjen e kontesteve komplekse, rritje të sigurisë në proceset gjyqësore komerciale, si dhe do të ndihmojë ne rindërtimin e besimit në sistemin e gjyqësorit.

 

Image
Draft ligji mbi gjykatën komerciale i gatshëm për miratim
Drejtësia komerciale është kyqe për një ambient të të bërit biznes
USAUDKosovë
Tags
Kosovo Stories