Gjuha

Shpesh në Kosovë, procedurat administrative dhe veprimet legjislative tingëllojnë mirë në teori, por dështojnë në praktikë. Për më tepër, auditimet rutinore rrallë herë prodhojnë ndryshime. Në fillim të vitit 2021, USAID-i, përmes aktivitetit Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në Kosovë, prezantoi auditimet e performancës, të cilat analizojnë nëse programet janë duke arritur qëllime të matshme në nivelin komunal. Të pilotuara në komunat e Gjilanit dhe Vushtrrisë, auditimet kanë identifikuar sfida akute që pengojnë efektivitetin dhe shpejtësinë e ofrimit të shërbimeve nga ana e qeverive lokale.

Sherafedin Latifi, udhëheqës i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Komunën e Gjilanit, ndihet i privilegjuar që pati mundësinë të vlerësojë efiçencën e sistemit në identifikimin, verifikimin dhe regjistrimin e pronave përmes inkasimit të të hyrave për vitin 2019 dhe 2020. Siç thekson Latifi: “Është udhëheqësia komunale ajo që përfiton nga ky aktivitet pasi rezultatet e auditimeve të performancës përmirësojnë në masë të madhe reputacionin institucional dhe rrisin besimin e publikut.” Pas suksesit në dy komunat pilot, edhe komunat tjera, si ajo e Prizrenit, kanë shprehur interesim për të përfshirë aktivitetin e auditimit të performancës në planet e tyre të punës për vitin 2022.

USAID-i po punon me Departamentin Qëndror të Harmonizimit në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, organ ky mbikëqyrës i auditimit të brendshëm i Kosovës, për t’i përfshirë auditimet e performancës në Strategjinë e tij për 2022-2026, duke ndihmuar në ruajtjen e këtyre arritjeve në llogaridhënie përtej ndihmës së USAID-it.

 

Image
Sherafedin Latifi, udhëheqës i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Komunën e Gjilanit
DAI për USAIDKosovë