Gjuha

Megjithëse kanë kaluar dy dekada nga lufta në Kosovë, pajtimi i mirëfilltë ende nuk është arritur. Sipas një sondazhi të realizuar në nivel vendi në Kosovë, të financuar nga USAID-i, 75 përqind e qytetarëve të anketuar besojnë se të gjithë qytetarët, pavarësisht nga mosha dhe përkatësia etnike, duhet të jenë pjesë e procesit të pajtimit. Për ta arritur këtë, komunitetet duhet të bashkohen rreth çështjeve të përbashkëta dhe të fuqizohen për t'u bërë bartës të ndryshimit në shoqërinë e tyre. Aktiviteti i USAID-it Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit (PTK) e plotëson këtë proces dhe i kontribuon me qasjen e tij fundamentale duke u siguruar hapësirën dhe burimet qytetarëve nga të gjitha komunitetet për të punuar së bashku drejt realizimit të ndonjë qëllimi të përbashkët.

Aktiviteti i parë i organizuar në këtë drejtim ishte shënimi i përbashkët i Ditës së Tokës me një javë aktivizmi në Prill. Më shumë se 20 anëtarë të Rrethit të parë multietnik të Kohezionit organizuan së bashku javën e aktivizmit dhe mbjelljen e 84 drunjëve të rinj në shtatë komuna në pjesën veriore të Kosovës (Mitrovicë Jugore, Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq, Vushtrri, Skenderaj, dhe Zubin Potok). Anëtarët e Rrethit të Kohezionit angazhuan komunitetin lokal, përfaqësuesit e komunave, nxënësit e shkollave dhe komunitetin akademik rreth përcjelljes së mesazhit unanim: "pajtimi është i mundur nëse punojmë së bashku." Disa nga anëtarët e Rrethit të Kohezionit patën mundësinë t’i vizitojnë komunat fqinje për herë të parë. “Kjo është hera e parë që vizitoj Komunën e Leposaviqit, dhe fakti që do të mbjelli drunjë të rinj në oborrin e shkollës më bën shumë të lumtur. Unë dua t’i shoh këta drunjë të rriten të mëdhenjë dhe të fortë," tha Arta Ibishi nga Mitrovica.

Për të promovuar aktivizmin e përbashkët, PTK organizoi një festim me rastin e Ditës së Tokës, i cili mblodhi anëtarët e Rrethit të Kohezionit, përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, komunitetin akademik, aktivistët rinor dhe influencuesit, për të reflektuar mbi çështjet mjedisore me të cilat po përballen të gjitha komunitetet në Kosovë. Gjatë diskutimit, pjesëmarrësit theksuan se çështjet mjedisore janë vetëm disa nga shumë çështje të përbashkëta për komunitetet dhe se ka një mori çështjesh tjera që kërkojnë veprim të përbashkët.

Image
Komuniteti multietnik ndërton kohezion përmes aktivizmit mjedisor
Rreth 12 drunjë për cdo komunë të regjionit të Mitrovicës
CBM për USAID Kosovë
Tags
Kosovo Stories