Gjuha

Një diskutim në mes grave deputete te kuvendeve te Kosovës, Maqedonise se Veriut dhe Shqipërise frymëzoi një deputete të Kuvendit të Kosovës për të ndërmarrë veprime. Më 27 prill, Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), një partner ky i USAID-it, organizoi një takim virtual të grave deputete për të diskutuar mbi pandeminë dhe ndikimin e saj tek gratë dhe grupet tjera të cenueshme. Deputetja e Kuvendit të Kosovës Valdete Idrizi i’u bashkua grave deputete nga të tre vendet për te ndarë së bashku pikëpamje mbi qasjet e ndryshme dhe masat e ndërmarra në vendet e tyre përkatëse.

Gjatë të përqëndruarit në veprimet që deputetët duhet të ndërmarrin për t'u ballafaquar me pasojat e COVID-19, gratë deputete i kushtuan vëmendje të veçantë gjendjes ekonomike dhe sociale të grave dhe grupeve tjera të cenueshme në diskutimet e tyre. Takimi virtual trajtoi një gamë temash, duke filluar nga punësimi dhe arsimi e deri tek mbizotërimi i dhunës në familje në vendet e tyre përkatëse. Deputetja Valdete Idrizi u nda nga ky takim me një ndjenjë se duhej bëre më shumë.

Më 20 maj, Valdetja u takua përmes internetit me përfaqësues të institucioneve nacionale, atyre lokale dhe te shoqërisë civile, për të mbledhur më shumë të dhëna mbi situatën e dhunës në familje në qytetin e saj të Mitrovicës. Njëri nga pjesëmarrësit, kreu i Zyrës për Mbrojtje të Viktimave nga Zyra e Prokurorit të Shtetit, ndau me pjesmarrësit tjerë raporte nga Mitrovica e Jugut që patën efekt kthjellues. Ai theksoi se 32 nga 35 rastet e raportuara në zyrën e tij kishin të bëjnë me dhunë në familje. Ndërsa nga 204 rastet e raportuara në nivel vendi, 195 ishin raste te dhunës në familje. Valdetes i’u bë e qartë se gratë po behen gjithnjë e më të prekura nga dhuna në familje si pasojë e masave mbrojtëse që kishin për qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke i detyruar ato të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.Valdetja personalisht vizitoi një strehimore për gra për t’i parë drejtpërdrejtë te mbijetuarat e kësaj dukurie shoqërore. Tani ajo po planifikon që t”i paraqesë gjetjet e saj nga dy takimet virtuale dhe vizita në strehimore në mbledhjen e radhës të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Personat e Humbur dhe Peticionet, anëtare e të cilit është. Ajo ka mbledhur një numër rekomandimesh, që nga takimi fillestar me gratë deputete, përfshirë nevojën për një rishikim legjislativ të Ligjit të Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Duke përdorur një kombinim të takimeve virtuale dhe vizitave personale të zhvilluara duke respektuar distancimin shoqëror, Valdetja nuk po e lejon pandemine globale që ta ndalojë atë në mbledhjen e të dhënave dhe ndërmarrjen e veprimeve kundër dhunës në familje në Kosovë. Janë shembujt si ky që tregojnë se si shkëmbimi i përvojave dhe qasjeve në mes te rajoneve mund të çojë deri te ndërmarrja e nismave nga përfaqësuesit e qeverisë për t'iu përgjigjur nevojave të qytetarëve të tyre.

 

Image
Ndikimi i pandemisë thekson nevojën për legjislacion
Takimet onllajn të anëtarve të Kuvendit dhe palët e interesit diskutojnë ligjet për parandalimin e dhunës familjare
NDI për USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories