Gjuha

Kosova ka hyrë në një fazë të re të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve si rrjedhojë e kufizimeve për mbrojtje të shëndetit publik dhe parandalimit të përhapjes së COVID-19. Në mesin e muajit mars 2020, Kosova zvogëloi shërbimet në gjykata, duke kufizuar seancat dëgjimore vetëm në raste të paraburgimit dhe dhunës në familje. Mijëra qytetarë me konteste civile vazhdonin të kishin nevojë për zgjidhje të rasteve të tyre, por kanë mbetur në situatë pasigurie. Me mbështetje të Programit “Drejtësia Komerciale” i USAID, gjykatat e Kosovës filluan me paraqitjen ndërmjetësimit online si mënyrë alternative për të zgjidhur mosmarrëveshjet.  

Pas gjetjes së një platforme të thjeshtë, të besueshme dhe të sigurt online, Këshilli Gjyqësor i Kosovës nxori vendimin që i udhëzonte gjykatat të fillojnë referimin e rasteve në ndërmjetësim online. Procedura e ndërmjetësimit është një procedurë e rregulluar jashtëgjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mës të palëve. Duke punuar me kryetarët e gjykatave, referentët dhe ndërmjetësit, gjatë muajit maj ekipi i programit “Drejtësia Komerciale” të USAID lehtësoi referimin e tre rasteve të para në ndërmjetësimin online, ku secili rezultoi në zgjidhje të mosmarrëveshjes.  

Përderisa tani gjykatat po rihapen, ndërmjetësimi online mbetet si opsion i mundshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. USAID-i vazhdon të ndihmojë gjykatat dhe ndërmjetësuesit për të lehtësuar dhe drejtuar procesin e referimit në ndërmjetësim, përfshirë ndërmjetësimin online.  Duke prezantuar një mënyrë për realizim të ndërmjetësimit në mënyrë virtuale, sistemi gjyqësor i Kosovës ka hapur dyert e mundësive për sigurimin e qasjes në drejtësi dhe ekonomizimin e procedurave për zgjidhje të rasteve. Për më tepër, ndërmjetësimi online e bën zgjidhjen e rasteve më efektive, më të lirë dhe kursen  kohë, veçanërisht për rastet kur palët jetojnë jashtë Kosovës. 

Image
Kosova zgjidh mosmarrëveshjet përmes ndërmjetësimit onllajn
Gjatë takimeve onllajn
Dexisonllajn për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories