Gjuha

Në një ditë të kthjellët në fillim të prillit, kohë kjo e vitit kur Kosova kalon nga stina e dimrit në atë të pranverës, 24 të rinj shqiptarë dhe serbë të Kosovës vizituan disa memoriale që përkujtojnë luftën e vitit 1999. Së bashku ata biseduan lidhur me barrën e historisë së ndërlikuar të Kosovës dhe reflektuan mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre. Megjithëse e vështirë për shumicën e pjesmarrësve, kjo ishte hera e parë që ata shkëmbenin në mënyrë domethënëse përvojat dhe ndjenjat lidhur me realitetet e konfliktit dhe të ndikimit të tij të qëndrueshëm me bashkëmoshatarë nga komunitete të ndryshme etnike.

Vizita ishte pjesë e një programi gjashtëditor të shkëmbimit të të rinjve të mbështetur nga USAID-i, i cili organizohej dhe zbatohej nga Nisma jofitimprurëse e Rinisë për të Drejtat e Njeriut në Kosovë. Përveç vizitimit të memorialeve, grupi morri pjesë edhe në puntori të lehtësuara në mënyrë profesionale. Përmes aktiviteteve interaktive, ata shkëmbyen ide, përvoja dhe opinione, duke gjetur gjuhë të përbashkët, mirëkuptim të ndërsjellë, e madje edhe miqësi.

Blend Bllaca, një shqiptar i Kosovës, tha se kur filloi programi, ai u ndje i vetmuar dhe i frikësuar, por kjo ndryshoi shpejt. Të nesërmen, ai takoi Angjelian, një serbe të Kosovës me të cilën menjëherë vendosën lidhje miqësore. “Jam shumë i lumtur që pas shumë stereotipeve [dhe] paragjykimeve në mes etnive gjeta një shoqe të ngushtë si ajo.”

Njëra nga puntoritë i mësoi pjesëmarrësit se si t’i përdorin format e artit si prodhimi i videove, fotografia dhe teatri si mediume për lehtësim të dialogut ndërkulturor dhe pajtim. Angjelia realizoi një film të shkurtër mbi keqkuptimet që lindin në mes të rinjve të etnive të ndryshme në Kosovë si pasojë e mosnjohjes së gjuhës së njëri-tjetrit. "Ishte shumë interesante sepse fituam një të kuptuar më të mirë të këndvështrimeve të ndryshme [si rezultat i] inçizimit."

Kur përfundoi programi i shkëmbimit, pjesmarrësit u larguan me ide, lidhje dhe shpresa të reja, duke reflektuar mundësitë e gjithmbashme të Kosovës dhe stinën e pranverës që po vinte.

 

Image
TË RINJTË GJEJNË PAJTIM DHE SHPRESË NË NJË STINË TË RE PËR KOSOVËN
Të rinjët eksplorojnë historinë e Kosovës
Iniciativa e Rinisë për të Drejtat e Njeriut (YIHR) për USAIDKosove
Tags
Kosovo Stories