Gjuha

Programi i USAID-it Lidershipi Transformues (TLP) – komponenta Korpusi i Qytetarëve, ka përgatitur një kuadër liderësh, të cilët janë duke punuar si agjentë për ndryshime pozitive në Kosovë. Bursat e TLP janë financuar nga qeveritë e Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara. Pas diplomimit dhe kthimit të tyre, TLP Korpusi i Qytetarëve ka sistemuar në sektorin publik, privat dhe të shoqërisë civile, për të dhënë shërbime vullnetare profesionale anembanë Kosovës, 169 të diplomuar të TLP nga programet e magjistraturës.

Këta të diplomuar, kanë kryer gjithsej më se 65,000 orë punë vullnetare, në institucione dhe organizata të ndryshme të Kosovës, duke krijuar partneritet me më se 180 organizata partnere. Ata, poashtu, kanë themeluar Asociacionin e të Diplomuarve të TLP, duke mbledhur rreth vetës më se 280 të diplomuar nga programet e magjistraturës, si dhe të certifikatave profesionale, për të vazhduar këtë trashëgimi.

Të diplomuarit e TLP vazhdojnë punën vullnetare, duke organizuar aktivitete në fushat e tyre të ndryshme të ekspertizës, përfshirë qeverisjen dhe drejtësinë; shkencën dhe teknologjinë; ekonominë dhe biznesin; si dhe arsimin. Përmes këtyre angazhimeve vullnetare, asociacioni ka përfshirë më se 500 të rinj, studentë dhe profesionistë të fushave dhe moshave të ndryshme, në universitete, organizata e institucione.  

“Rrëmbeni iniciativën, ofroni zgjidhje, dhe çka është më e rëndësishmja, veproni – së bashku. Vazhdoni të inspironi vullnetarizmin dhe anagazhimin qytetar tek gjenerata e ardhshme e të rinjve të Kosovës. Ju jeni gjenerata e cila do ta përcaktojë të ardhmën e Kosovës. Prandaj, zonja dhe zotërinj, kaloni guximshëm në kapitullin e ardhshëm të rrugëtimit tuaj dhe krijoni të ardhmën që ju e doni për Kosovën,” tha Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno, në fjalimin e saj inspirues drejtuar të diplomuarve, në ngjarjen virtuale përmbyllëse. 

Image
Gjenerata e ardhshme e liderëve të Kosovës kontribuon
Të diplomuarit e TLP gjatë punës vullnetare
Këshilli për Rritjen e Udhëheqësis për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories