Gjuha

Gjatë muajit prill, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) pranoi nën garanci 419 kredi me vlerë totale 13.5 milion euro. Kjo është shuma më e lartë e arritur ndonjëherë për një periudhë njëmuajshe që nga nisja e FKGK-së në vitin 2017. Që nga themelimi i tij, FKGK-ja, me mbështetjen e USAID-it, ka garantuar mbi 7,200 kredi me vlerë totale 282 milion euro.

Numri rekord i kredive kryesisht ka si shtysë dritaret garantuese të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) nga pasojat e COVID-19, të cilin e financon Qeveria e Kosovës. Ky financim i mundësoi FKGK-së që të rrisë shumën e huasë nën garanci nga 50 për qind në 80 për qind, duke nxitur bankat të akordojnë më shumë kredi. Gati 70 për qind e të gjitha kredive të garantuara në prill ishin pjesë e dritareve të PRE përmes së cilave fermerët, agrobizneset dhe bizneset në pronësi të grave përfituan kredi.

FKGK vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të Kosovës duke mobilizuar kapital nga bankat drejt sektorit privat për të siguruar financimin tejet të nevojshëm. Krahas kësaj, Qeveria e Kosovës, përveç përkushtimit, ka treguar edhe kapacitet për të çuar përpara zhvillimin e Kosovës në partneritet me sektorin privat.

Image
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore garanton numër rekord të kredive
Kreditë me kushte të mira lehtësojn zhvillimin e biznesit
USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories