Gjuha

 

Forumi Global i Zhvillimit Dixhital i sivjetëm, i mbajtur në maj, theksoi arritjet mbreslënëse të Kosovës në ofrimin e shërbimeve digjitale për qytetarët tatimpagues në një video prezantim. Forumi mblodhi afërsisht 400 njerëz nga sektorë dhe institucione të ndryshme në mbarë botën për të diskutuar mbi inovacionet në ekonominë dixhitale, shkëmbyer mësimet e nxjerra dhe vënë në pah inovacionet e suksesshme - si ato të Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka kohë që është duke punuar në integrimin e zgjidhjeve digjitale, punë kjo përmes së cilës ka arritur që në vazhdimësi të përmirësojë shërbimin e saj ofruar qytetarëve tatimpagues. Kur administrata zhvilloi Planin e Përmirësimit të Integritetit në vitin 2020, me mbështetjen e aktivitetit të USAID-it Qeverisja Ekonomike, qëllimi ishte përmirësimi i efiçencës dhe transparencës për tatimpaguesit. Ata kërkuan informata kthyese nga vetë tatimpaguesit për të mbledhur observime të dobishme dhe këshilla praktike.

Tatimpaguesit vunë re se shumë shërbime tatimore shpenzonin kohë dhe ishin të vjetëruara. Për t'iu përgjigjur këtyre vërejtjeve, ATK-ja futi në përdorim disa shërbime të reja të dixhitalizuara, duke përfshirë dorëzimin e pasqyrave financiare nga organizatat e biznesit, gjë që reduktoi barrën e pajtueshmërisë dhe rriti efiçencën e ATK-së, duke u kursyer kohë si bizneseve ashtu edhe institucioneve. Përveç kësaj, me mbështetjen e USAID-it, ATK-ja kaloi nga seminaret edukative për tatimpagues me prezencë fizike në ato online, me ç’rast përmirësoi pranimin dhe mbajtjen e informatave dhe zgjëroi shtrirjen e informimit të tatimpaguesve, duke publikuar online vendime lidhur me ankesat e tatimpaguesve dhe trajnuar zyrtarë të recepsionit dhe të qendrës së thirrjeve të ATK-së në shërbim ndaj klientit. Të gjitha këto ndryshime çojnë në rritjen e transparencës dhe të besimit të publikut.

Nora Kokaj, antare e ekipit të aktivitetit të USAID-it Qeverisja Ekonomike, shpjegoi në prezantim rëndësinë e dixhitalizimit të shërbimeve të administratës. “Dixhitalizimi nuk është vetëm i dobishëm për paraqitjen e tatimit, por edhe për rritjen e efikasitetit të proceseve të brendshme, komunikimin dhe fluksin e qytetarëve, si dhe arkivimin dhe shpërndarjen e informatave tatimore përmes seminareve online dhe videove informative.”

Aktiviteti i USAID-it Qeverisja Ekonomike vazhdon të mbështesë ATK-në në përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, llogaridhënies dhe transparencës, si parakushte për zhvillimin e një sistemi tatimor modern që redukton informalitetin, mobilizon të ardhurat e brendshme dhe mbështet zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Image
ZGJIDHJET DIXHITALE TË ADMINISTRATËS TATIMORE TË KOSOVËS AVANCOJNË PËRVOJËN E TATIMPAGUESVE
Kopertina e Planit për Përmirësim të Integritetit të Administratës Tatimore të Kosovës
USAID Kosovo
Tags
Kosovo Stories