Gjuha

 

Pas dekadash me konflikte dhe armiqësi, qyteti i Mitrovicës në Kosovë vazhdon të ketë ndasi të theksuar. Është pikërisht ky fakt gjëja që e bën miqësinë e sinqertë dhe të qëndrueshme në mes të një shqiptareje të Kosovës dhe një serbe të Kosovës aq frymëzuese.

Ardita Xhemajli, një shqiptare e Kosovës nga Mitrovica e Jugut, dhe Milica Andric Rakic, një serbe e Kosovës nga pjesa veriore e qytetit, rishtazi rrëfyen storien mbi forcimin e miqësisë së tyre në një ngjarje rrëfimesh të mbështetur nga USAID-i në Mitrovicën e Jugut. Në sallën ku u mbajt ngjarja morrën pjesë 20 aktivistë multietnik dhe qytetarë nga Kosova.

Këto dy gra u njohën kur Ardita u angazhua në Nismën e Re Sociale (NSI), një OJQ kjo e udhëhequr nga serbët e Kosovës në Mitrovicën e Veriut, ku punonte Milica. Ardita e pa punën në NSI si një mundësi për të krijuar lidhje me serbët e Kosovës. Fillimisht, për shkak të paragjykimeve të rrënjosura ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, Ardita ngurronte të fliste shqip në Mitrovicën e Veriut. Mirëpo së shpejti, ajo filloi të ndjehej më e relaksuar: «Shëtisja përreth me motrën time dhe nuk kisha asnjë problem kur flisja në gjuhën shqipe. Pasi fillova të punoj në NSI, u njoha me njerëz të shumtë dhe me jetën në veri të Mitrovicës.

Ashtu si Ardita, edhe Milica beson se bashkëpunimi ndëretnik i sjell dobi shoqërisë kosovare. Ajo së shpejti u bë përkrahëse e Arditës në NSI: “…Ardita më pëlqeu nga momenti i parë kur e takova. Unë pashë sa shumë potencial kishte…dhe vendosa t'i vehesha në dispozicion për t’i ndihmuar me gjithçka që ajo kishte nevojë. Me kalimin e kohës u bëmë edhe mikesha shumë të mira.”

Bazamenti i një shoqërie më paqësore dhe gjithpërfshirëse vehet atëherë kur individët kanë guximin dhe vullnetin për t’i tejkaluar paragjykimet dhe stereotipet me qëllim të gjetjes së gjuhës së përbashkët. USAID-i vazhdon të punojë me partnerët e tij për të krijuar hapësirë të përshtatshme pikërisht për këtë, në mënyrë që raportet frymëzuese si ai në mes të Arditës dhe Milicës të shtohen në vazhdimësi.

 

Image
Gratë e Kosovës lidhin miqësi të qëndrueshme përtej kufijve etnikë
Ardita, një shqiptare e Kosovës, dhe Milica Andric Rakic, një serbe e Kosovës, rrëfejn storien mbi forcimin e miqësisë
USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories