Gjuha

 

Kuvendi i Kosovës e nisi këtë vit me një start premtues kur miratoi njëzëri legjislacionin për themelimin e një Gjykate Komerciale të specializuar për zgjidhje të lëndëve komerciale dhe kontesteve administrative të lidhura me tregti.

Deri më tani, kontestet komerciale shpesh ngecnin dhe zvarriteshin për vite me radhë para se të zgjidheshin, gjë që pati pasoja negative në produktivitetin e bizneseve vendore dhe dëshirën e investitorëve të huaj për të bërë biznes në Kosovë. Qeveria e Kosovës ishte e motivuar që të përmirësojë këtë proces ashtuqë të arrihej deri te zgjidhja në mënyrë më të efektshme dhe të besueshme.

Qeveria e Kosovës, në partneritet me USAID-in, ka punuar gjatë tre viteve të fundit për të miratuar ligjin e ri me synimin e shprehur të shpejtimit të zgjidhjeve të qarta dhe të drejta të kontesteve komerciale. Ministria e Drejtësisë hartoi legjislacionin, duke përfituar nga këshillat dhe sygjerimet e një game të gjerë ekspertësh dhe palësh të interesuara, përfshirë gjyqtarët, avokatët, sektorin privat dhe shoqërinë civile. Angazhimi i akterëve të ndryshëm siguroi që dizajni i ligjit të ishte i kalibrit të lartë dhe një shembull se si sistemi legjislativ i Kosovës mund t'u përgjigjej në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve.

Me mbështetjen e aktivitetit të USAID-it Drejtësia Komerciale, Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të themelojë tani Gjykatën Komerciale, e cila do të mundësojë që lëndët komerciale të gjykohen nga një staf i specializuar. Me një qasje të orientuar drejt shërbimit, e cilia siguron që bizneset të jenë të kënaqura, gjykata e re do t’i trajtojë si gjykimet ashtu edhe apelimet për të rritur efikasitetin. Ajo do të ketë më shumë gjyqtarë dhe personel gjykatash me trajnime të specializuara nga e drejta komerciale dhe do të caktojë një Njësi Ligjore të dedikuar ekspertësh për të ndihmuar tek rastet më sfiduese. Burimet shtesë do të reduktojnë kohën e shqyrtimeve, do të rrisin cilësinë e vendimeve dhe do ta bëjnë procesin më transparent për bizneset dhe investitorët e huaj. Pasi gjykata e re të bëhet funksionale, ajo do të forcojë besimin e qytetarëve të Kosovës në sundimin e ligjit.

 

Image
Kuvendi i Kosovës miraton ligjin mbi themelimin e Gjykatës Komerciale
Kuvendi i Kosovës miraton ligjin mbi themelimin e Gjykatës Komerciale
USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories