Gjuha


Përfshirja në klubet studentore të karrierës rrit ndjeshëm gjasat e punësimit duke nxitur inovacionin, proaktivitetin, punën ekipore dhe aftësitë tjera të buta thelbësore. Aktiviteti i USAID-it Partneritetet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë po mbështet klubet studentore duke ofruar mundësi mësimi në bazë të përvojës dhe duke plotësuar studimet themelore universitare me qëllim të përgatitjes së studentëve për tregun e punës.

Në Universitetin e Prishtinës, një punëtori e sponsorizuar nga USAID-i dhe “Polymaths” rishtazi çoi në formimin e një klubi të fokusuar në kompjuterizimin në re (cloud computing). Antarët e klubit garuan së bashku me 300 studentë nga mbarë bota për role drejtuese me Shërbimet Ueb të Amazonit (AWS). Një nga 87 studentët që fituan role ishte edhe Alena Rama, studente e vitit të dytë të shkencave kompjuterike, e cila do të drejtojë klubin e parë në re AWS për Ballkanin Perëndimor.

“Mezi pres të zgjëroj shtrirjen e klubit duke përfshirë studentët në Kosovë, gjë e cila do të na mundësojë të gjithëve të përfitojmë nga mësimet e paçmueshme që do të pasurojnë njohuritë tona nga studimet universitare dhe do të na përgatisin për karrierat tona të ardhshme.” vuri në dukje Alena Rama, studente e vitit të dytë të shkencave kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Këtë vit, me mbështetjen e USAID-it, janë themeluar 8 klube studentore në fushat e bujqësisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Universitetin e Prishtinës, atë të Pejës dhe të Prizrenit. Këto klube kanë tërhequr një interesim të madh, me mbi 300 studentë që kanë marrë pjesë në aktivitete deri më tani. Në veçanti, klubet e TIK-ut kanë demonstruar përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm duke shërbyer si një shëmbëlltyrë për klubet tjera.

Përpjekjet e USAID-it në mbështetjen e klubeve premtuese studentore të karrierës po lehtësojnë partneritetet në mes të industrisë dhe bashkësisë akademisë, duke nxitur njëkohësisht rritjen ekonomike. Kjo punë demonstron fuqinë e bashkëpunimit në mes të universiteteve dhe sektorit privat me qëllim të përgatitjes së studentëve për sukses në karrierë dhe kultivimit të një komuniteti profesional proaktiv në sektorët e TIK-ut dhe bujqësisë në Kosovë.

 

Image
Klubet e studentëve në krijim e sipër shfaqin talentin në sektorin e TIK-ut dhe atë të bujqësisë
Mezi pres të zgjëroj shtrirjen e klubit duke përfshirë studentët në Kosovë, gjë e cila do të na mundësojë të gjithëve të përfitojmë nga mësimet e paçmueshme që do të pasurojnë njohuritë tona nga studimet -Alena Rama.
KEC për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories