Gjuha


Florije Rashani, kryeinfermiere pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, i ka kushtuar 24 vite të jetës së saj vaksinimit të fëmijëve në rajonin e Prishtinës. Ajo kujton sfidat me të cilat u përballën profesionistët e shëndetësisë pas luftës, gjatë përpjekjeve për të rritur shkallën e vaksinimit, veçanërisht në fshatrat e largëta. Sipas saj, kjo ishte sidomos sfiduese gjatë vitit 2003, kur ajo dhe kolegët e saj bënë punë të palodhshme për të vaksinuar çdo fëmijë kundër poliomielitit, një sëmundje që shkakton paralizë tek fëmijët. Në vitin 2017, u rishfaq edhe fruthi në Kosovë, si pasojë e rritjes së numrit të fëmijëve të pavaksinuar, duke nxitur përpjekje intensive për të kontrolluar përhapjen.

Gjatë pandemisë COVID-19, besimi i përgjithshëm tek vaksinat ka pësuar rënie drastike. Florija i’a atribuon rënien e shkallës së vaksinimit dyshimit në opinionin publik që ushqehet nga dezinformatat. Narrativi negativ lidhur me vaksinat ka ushtruar ndikim edhe në imunizimin rutinor të fëmijëve.

Përkundër gjithë këtij dezinformimi dhe hezitimit ndaj vaksinimit, 73 përqind e fëmijëve në Kosovë kanë marrë imunizimin rutinor këtë vit, megjithëse numri i fëmijëve të imunizuar në mesin e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian mbetet jashtëzakonisht i ulët, me vetëm 38 përqind të fëmijëve të imunizuar plotësisht. Gjatë gjithë pandemisë, USAID-i, në partneritet me UNICEF-in, janë përpjekur të lehtësojnë qasjen ndaj vaksinave për të gjithë -- duke përfshirë pjestarët më të cenueshëm të komunitetit -- dhe, që është më e rëndësishmja, të rrisin ndërgjegjësimin, i cili është thelbësor për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e parandalueshme.

Me mbështetjen e USAID-it, UNICEF-i ka ndihmuar sistemin shëndetësor të Kosovës që të rimëkëmbet nga pandemia, duke forcuar zinxhirët e ftohtë të vaksinave dhe promovuar imunizimin rutinor, veçanërisht në mesin e grupeve të margjinalizuara. Përkushtimi i profesionistëve shëndetësorë si Florija mbetet jetik për ruajtjen e shëndetit publik dhe mirëqenien e fëmijëve.

 

Image
Ndihma në forcimin e shëndetit publik të Kosovës
Florije Rashani, rishikon sasinë e vaksinave në frigoriferët e dhuruar nga USAID
UNICEF për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories