Gjuha

Shkolla Digjitale, “J-Coders” dhe Laboratori i Robotikës i Shkollës Finlandeze në Kosovë janë ndër platformat arsimore që po hedhin hapa për të siguruar që gjenerata e ardhshme e qytetarëve të Kosovës të njihet me  botën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Në Këndin e Zhvilluesve të Ardhshëm të Softuerit të Festivalit të Teknologjisë KosICT, të mbështetur nga aktiviteti i USAID-it Garo (Compete) në Kosovë, inxhinierëve, koduesve dhe dizajnerëve aspirues i’u dha mundësia të lidhen me liderët e industrisë dhe të mësojnë mbi karrierat e mundshme.

Festivali mblodhi mbi 600 krijues, dizajnues dhe ekspertë, si vendoi ashtu edhe ndërkombëtar, për t’i dhënë një shtytje këmbimit të informatave me qëllim të nxitjes së inovacionit dhe arsimimit në TIK. Në fjalimin e saj drejtuar pjesëmarrësve në KosICT, Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, theksoi se TIK-u ështu industria që do të jetë forca lëvizëse e ekonomisë së Kosovës në të ardhmen, dhe e ilustroi këtë duke thënë se “qielli është kufiri, ndërsa TIK-u është raketa drejt Hënës.

Image
Festivali i Teknologjisë KosICT shfaq talentin e të rinjve
Drejtorja e misionit të USAIDit në Kosovë Zeinah Salahi bisedon me pjesëmarrësit e KosICT.
Xheraldina Cernibregu, USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories