Gjuha

 

Me përdorimin gjithnjë e më të madh nga ana e tyre të internetit, Kosovarët, ashtu si edhe shumë përdorues tjerë kudo, po bëhen pre e lehtë e sulmeve kibernetike. Rreth 50 gra morën pjesë në një trajnim të mbështetur nga USAID-i në fshatin Biçec të Komunës së Kaçanikut për të mësuar mbi praktikat e përdorimit të sigurt të medieve sociale dhe mënyrat e mbrojtjes gjatë kohës së kaluar në internet.

TechOda, e zbatuar nga aktiviteti i USAID-it U Takon të Rinjve (Up to Youth), është një platformë e sesioneve informative që këshillon qytetarët lidhur me anët negative të internetit, si ngacmimi kibernetik, keqpërdorimi i të dhënave, lajmet e rreme, si dhe lidhur me aspektet pozitive të internetit, si qasja në informata dhe shkëmbimi i tyre për zhvillim të afarizmit, shfrytëzimi i mundësive për punësim, ose ndjekja e lajmeve më të reja në komunitetet e tyre.

 Sipas Dataportal-it, platformës më të madhe për mbledhjen e të dhënave të internetit, deri në janar të vitit 2021, Kosova, një vend me rreth 1.9 milionë banorë, numëronte 1.76 milionë përdorues të internetit. Kjo shkallë e lartë e depërtimit të internetit në një vend ku shumica e popullsisë është nën moshën 30-vjeçare është një resurs i jashtëzakonshëm, por i cili gjithashtu bart me vete edhe rreziqe të konsiderueshme meqë një përqindje e madhe e përdoruesve kanë pak ose aspak informata lidhur ma atë se si të mbrohen nga kërcënimet kibernetike.

“Trajnimi dhe informimi më kanë ndihmuar të kuptoj se si të mos bëhem viktimë e sulmeve kibernetike,” thotë Turkijane Mezini nga Kaçaniku, njëra nga pjesëmarrëset. Për shumë nga pjesëmarrëset kjo është mundësia e parë për t’u ndërgjegjësuar mbi rreziqet që bartin me vete mediet sociale.

TechOda u organizua përmes nismës së udhëhequr nga të rinjtë e Rrjetit për Mbështetjen e Rinisë në Kaçanik, Han të Elezit dhe Viti për t’u ndihmuar grave dhe vajzave të reja të përdorin mediet sociale me vetëdije të shtuar dhe masa të përmirësuara të sigurisë.

 

 

Image
Rritja e ndërgjegjësimit mbi mediet sociale ndihmon në mbrojtjen e grave nga sulmet kibernetike
TechOda, e zbatuar nga aktiviteti i USAID-it U Takon të Rinjve (Up to Youth), është një platformë e sesioneve informative që këshillon qytetarët lidhur me anët negative dhe pozitive të internetit.
Gllobal Komjunitis (Global Communities) për USAID Kosovë
Tags
Kosovo Stories