Gjuha

 

Përkundër përpjekjeve nga ana e sektorit privat për t’i trajnuar punonjësit e ardhshëm përmes praktikave profesionale dhe qendrave private të trajnimit, numri i punëtorëve të kualifikuar në cilindo profesion të caktuar ende nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e tregut. Për të avancuar dialogun dhe bashkëpunimin në mes të sektorit publik dhe atij privat me qëllim të adresimit të këtyre sfidave, zyrtarë qeveritarë, pronarë biznesesh, institucione arsimore dhe donatorë u mblodhën në Samitin e parë të Arsimimit dhe Trajnimit Profesional (ATP) të Kosovës, të mbështetur nga USAID-i dhe të tjerë.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Fondacioni Besa morrën mbi vete rolin prijës në organizimin e Samitit të ATP-së, ku morrën pjesë më shumë se 150 përfaqësues nga sektori publik dhe ai privat. Ndër të ftuarit në këtë ngjarje, të mbajtur në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, ishin Kryeministri i Kosovës, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Kryeministri Kurti dhe ministret shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku me sektorin privat në përmirësimin e arsimit profesional në Kosovë. Ata pranuan ekzistimin e mospërputhjes në mes të kurrikulës dhe kualifikimeve të ofruara nga sistemi arsimor i Kosovës dhe nevojave të tregut vendor për fuqi punëtore të kualifikuar. Kryeministri Kurti theksoi se arsimi profesional dhe marrëdhëniet me sektorin privat janë prioritet për Qeverinë e Kosovës.

Matthew Cullinane i USAID-it foli në një panel diskutimi me pjestarë të diasporës, Ministren e Arsimit dhe të ngarkuarin me punë të ambasadës gjermane. Z. Cullinane foli për rëndësinë e kapërcimit të hendekut në mes të sektorit publik dhe atij privat dhe të paturit e një sistemi të përgjithshëm të koordinuar në Kosovë i cili siguron fuqi punëtore të përgatitur. Ai theksoi rolin e donatorëve në lehtësimin e kësaj marrëdhënie dhe mbështetjen e iniciativave të Kosovës. Realizimi i potencialit të plotë të fuqisë punëtore të ardhshme të Kosovës do të kërkojë udhëheqje nga sektori privat dhe përpjekje të koordinuara me qeverinë për të fuqizuar përfundimisht rritjen ekonomike.

 

Image
Shkathtësitë e avancuara sjellin mundësi punësimi për të rinjtë
Pjesëmarrësit e Samitit
USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories