Gjuha

Konventa e fundit e Bizneseve të Diasporës së Kosovës, e cila u mbajt rishtazi në Prishtinë, mblodhi qindra pjestarë të diasporës kosovare, pronarë biznesesh dhe ndërmarrës. Konventa dyditore, e organizuar nga degët e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Europë dhe USAID-i, shërbeu si vendtakim për bizneset vendore dhe ato ndërkombëtare, ku këto do të njiheshin me punën e njëri-tjetrit dhe të vendosnin lidhje për partneritete të reja eksporti.

Drejtoresha e misionit të USAID-it, Lisa Magno, në fjalën e saj hyrëse gjatë ceremonisë së hapjes theksoi rëndësinë e partneritetit në mes të sektorit privat të Kosovës dhe diasporës. Gjatë dy ditëve, bizneset kosovare dhe diaspora morrën pjesë në panel diskutime, tryeza të rrumbullakëta biznesi-biznesit (B2B) dhe vizituan ndërmarrje anembanë Kosovës të cilat përfaqësojnë sektorët e TIK-ut, përpunimit të drurit dhe agrobiznesit.

Ngjarjet e tilla biznesi-biznesit (B2B) në të kaluarën kanë rezultuar me partneritete të reja dhe lidhje të tregut në mes të diasporës dhe kompanive kosovare, duke përfshirë edhe supermarketin online Ekena të lançuar rishtazi në Austri. Si rezultat i konventës së sivjetme, pronarët e bizneseve dhe ndërmarrësit në Kosovë tashmë po eksplorojnë mundësi të reja me diasporën. Çiftëzimet e suksesshme B2B në mes të bizneseve dëshmojnë se si diaspora mund të luaj një rol madhor në mbështe të depërtimit të kompanive kosovare në tregje të reja dhe rritjes së eksporteve të tyre.

 

Image
Ndërmarrjet e diasporës dhe ato kosovare bashkojnë forcat për të fuqizuar rritjen ekonomike
Emblema e Konventes së Diasporës së Kosovës
USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories