Gjuha

Në qershor të vitit 2023, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) filloi, me mbështetjen e USAID-it, një nismë për të revolucionarizuar ndihmën juridike në Kosovë. Duke synuar rritjen e qasjes në ndihmë juridike falas, ANJF-ja hartoi një rregullore të re e cila forcoi partneritetet e saj me organizatat joqeveritare (OJQ-ve). Kjo shënoi një zhvendosje nga peizazhi paraprakisht i fragmentuar i ndihmës juridike në Kosovë. Nisma u fokusua në rritjen e bashkëpunimit strategjik dhe shkëmbimin e të dhënave në mes të OJQ-ve të ndryshme me qëllim të sinkronizimit të përpjekjeve dhe sigurimit të mbulueshmërisë. Krahas kësaj, ky partneritet synoi përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ndihmës juridike, përfshirjen e komuniteteve më të izoluara dhe margjinalizuara si dhe mbështetjen e grupeve të cenueshme siç janë viktimat e dhunës seksuale dhe pakicat etnike. “Ky partneritet shkon përtej ofrimit të ndihmës juridike tradicionale dhe ka të bëjë me përshtatjen e shërbimeve tona nevojave komplekse të qytetarëve të cilëve u shërbejmë,” thotë Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), një nga OJQ-të partnere të reja të rrjetit. Një nga rezultatet kryesore të kësaj nisme ka qenë krijimi i gjashtë partneriteteve të reja të përkushtuara ndaj parimeve të drejtësisë së përqëndruar tek njerëzit. Ky bashkëpunim, i lehtësuar nga USAID-i, i hap rrugën një të ardhmeje ku ndihma juridike u përgjigjet dhe përshtatet nevojave të qytetarëve. Duke ecur përpara, instrumentet si baza e të dhënave për menaxhimin e lëndëve dhe aplikimi online për ndihmë juridike do të përmirësojnë më tej efiçencën dhe koordinimin në mes të ofruesve të ndihmës juridike, gjë e cila do të sigurojë mbështetje efektive për ata që kanë nevojë.
Image
Zgjidhjet bashkëpunuese: Forcimi i ndihmës juridike përmes partneriteteve institucionale
Ky bashkëpunim, i mundësuar nga USAID-i, i hap rrugën një të ardhmeje ku ndihma juridike u përgjigjet dhe përshtatet nevojave të qytetarëve.
Kemoniks (Chemonics) për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories