Gjuha

Fytyra e politikës në Kosovë ka filluar të ndryshojë. Në vitin 2021, vendi zgjodhi presidenten e dytë grua dhe emëroi dy gra zëvendëskryeministre. Gratë zënë një të tretën e posteve ministrore në kabinetin qeveritar aktual dhe kryesojnë tetë nga 14 komisionet parlamentare. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, më shumë se 60 përqind e grave u zgjodhën pa u mbështetur në kuota gjinore.

Këto arritje të barazisë gjinore në politikë, megjithëse mbreslënëse, janë ende të pamjaftueshme. Më 15 mars 2022, mbi 120 persona u mblodhën në seancën hapëse të Javës së Grave për të diskutuar mbi mënyrat e eliminimit të pengesave që ende vështirsojnë pjesëmarrjen e plotë të grave në sferën publike. Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), me mbështetjen e USAID-it, filloi Javën e Grave 10 vite më parë. Qëllimi i kësaj ngjarje ishte fuqizimi i grave lidere lokale përmes shkathtësive që do t’u mundësonin të arrinin në pozita më të larta drejtuese. Që atëherë, programi është bërë një vendtakim i rëndësisë thelbësore për debate mbi politikat dhe diskutime intensive me politikanë kryesorë dhe zyrtarë të zgjedhur. Ai u mundëson pjesmarrësve – grave dhe burrave nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, mediat dhe qarqet akademike – t’i mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e tyre duke sjellur njëkohësisht vëmendjen tek avancimi i grave në pozita udhëheqëse.

Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti dhe liderët e tri partive kryesore opozitare, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, të gjithë morrën pjesë në ngjarjen e sivjetme. Ata i’u bashkëngjitën Ambasadorit të Sh.B.A.-së Jeff Hovenier, folësit kryesor të ngjarjes. Në fund të fjalës së tij, Ambasadori Hovenier u përkujtoi të gjithëve se çka mund të bënin për të nxitur ndryshime: “Unë u bëj thirrje të gjithëve përfshirë veten – qeverisë, shoqërisë civile, liderëve politikë dhe aktivistëve – që të personifikojmë demokracinë gjithpërfshirëse… dhe të vetdijësohemi mbi përgjegjësinë kolektive të të gjitha institucioneve demokratike ndaj të siguruarit e barazisë së zërit të grave në vendimmarrje sociale, ekonomike dhe politike.” Pasi e pranuan me dashamirësi këtë thirrje për veprim, pjesëmarrësit e shfrytëzuan konferencën për t’i menduar së bashku mënyrat e të ndihmuarit Kosovës që të arrijë një demokraci më gjithpërfshirëse.

Image
Ngjarja hapëse e Javës së Grave bën thirrje për barazi gjinore në lidershipin politik të Kosovës
Ambasadori Xhefri Hovenjer gjatë Javës së Gruas
Nazmije Bajrami
Tags
Kosovo Stories