Gjuha

Duke shërbyer në një komunë të vogël rurale në jug të Kosovës, organizata joqeveritare lokale Handikos Kaçanik, punon në baza ditore për të promovuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe shërbyer si urë lidhëse në komunikimin në mes të zyrtarëve komunal dhe qytetarëve. “Mikroorganizatat” si Handikosi, që u shërbejnë komuniteteve të largëta nga qendrat dhe të cenueshme, paraqesin një prani të besueshme dhe janë shtylla kurrizore të komuniteteve përkatëse. Ato kanë një të kuptuar të nevojave të komuniteteve që mbështesin i cili është i.paçmueshëm. Mirëpo këto organizata, që veprojnë mbi bazën e përkushtimit dhe vendosmërisë së një personeli të vogël dhe vullnetarëve, shpesh kanë vetë nevojë për mbështetje.

Demokracia Plus (D+), një organizatë e shoqërisë civile në Prishtinë që është partnere e USAID-it, shënjestroi në veçanti partnerë lokal me buxhete vjetore nën 50,000 euro të cilët u shërbejnë komuniteteve të vogla jashtë qendrave kryesore të Kosovës. Duke punuar së bashku me këto organizata për të krijuar zgjidhje në kuadër të komuniteteve, personeli i D+ pa mundësinë për t'iu ndihmuar atyre të bëhen më të forta dhe më të qëndrueshme.

Ata krijuan mundësi mësimi skajshmërisht të përshtatshme, të dizajnuara për t’i përmbushur nevojat specifike të secilës organizatë. Drejtoresha ekzekutive e Handikosit, Elmihane Malsiu, ndau përvojën e saj të punës me D+. “Së bashku me mentorin, Granit Tërnavën, hartuam strategjinë tonë organizative...tani kemi një kornizë [një shabllon për një dokument të planifikimit strategjik] të cilin do ta përdorim për të hartuar strategjinë tonë organizative në të ardhmen.” Plani i ri i sapopërfunduar në shkurt të vitit 2022, tashmë po ndihmon Handikosin në forcimin e marrëdhënieve me komunën dhe donatorët.

Falë planit strategjik, komuna i ka ofruar Handikosit një hapësirë më të madhe për t’i zgjëruar shërbimet e veta arsimore dhe psikologjike pët fëmijët. Asambleisti komunal i tyre ka avokuar në emër të Handikosit që komuna të ndërtojë një objekt të veçantë për ta. Handikosi po aplikon për liçencim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që t'i lejohet zgjërimi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara. Ata gjithashtu po planifikojnë hapjen e një kafeterie që do të menaxhohet nga personat me aftësi të kufizuara, dhe tashmë kanë një financues të gatshëm për të mbështetur një pjesë të punës. Me këto përpjekje të konsiderueshme në vijim e sipër, investimi i Handikosit në planifikim strategjik do të ketë një ndikim të qëndrueshëm pozitiv për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre gjatë viteve të ardhshme.

Image
Partnerët e fortë lokal pasqyrojnë komunitete të forta në komunat rurale të Kosovës
Handikos Kaçanik, punon në baza ditore për të promovuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe shërbyer si urë lidhëse në komunikimin në mes të zyrtarëve komunal dhe qytetarëve.
Demokraci + per USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories