Gjuha

 

Sanije Memeti dhe Afërdita Tairoviq, si shumë gra në komunitetet romë, ashkalinj dhe egjiptianë në Kosovë, shpesh ndjeheshin të injoruara. Afërdita mezi arrin t’i rris fëmijët e saj ndërkohë që punon me bashkëshortin në kushte të vështira, ndërsa Sanija e kalon pjesën më të madhe të kohës duke punuar në oborrin e shtëpisë. "Unë i ndaj dhe klasifikoj të gjitha mbeturinat që burri im i mbledhë jashtë dhe i sjellë këtu," përshkruan Sanija. Për to, sigurimi i mjeteve për mbijetesë varet nga klasifikimi i mbeturinave të riciklueshme të cilat përndryshe do të përfundonin në deponi, ndërsa kushtet e punës janë të vështira.

Aktiviteti i USAID-it Riciklimi ka Rëndësi (Recycling Matters) në Graçanicë, i cili zhvillohet në partneritet me organizatën vendore D+, bashkëpunon ngushtë me gratë e komuniteteve të margjinalizuara duke mbështetur kushte më efiçente dhe të sigurta të punës. Falë mbështetjes së USAID-it, Afërdita, Sanija dhe grumbulluesit tjerë të mbeturinave së shpejti do të marrin pajisje të nevojshme mbrojtëse, veshje dhe mjete tjera që do t’i përmirësojnë kushtet e tyre të punës ndërkohë që vazhdojnë t’i mbështesin familjet e tyre.

Me këtë aktivitet të riciklimit, USAID-i po ndihmon rritjen e kohezionit socio-ekonomik në mes të komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptianë në Graçanicë si dhe mënyrat e qëndrueshme të të fituarit për mbijetesë, përmes përkrahjes së modeleve të qëndrueshme të riciklimit të udhëhequra nga sektori privat, në bashkëpunim me komunitetet dhe pushtetin lokal.

 

Image
Riciklimi krijon lidhje të reja për gratë që vijnë nga komunitetet e margjinalizuara
"Unë i ndaj dhe klasifikoj të gjitha mbeturinat që burri im i mbledhë jashtë dhe i sjellë këtu," përshkruan Sanije Memeti.
Demokracia Plus për USAID Kosovë
Tags
Kosovo Stories