Gjuha


Me qëllim të krijimit të një ekosistemi energjitik më efiçent, USAID-i mbështeti Shqipërinë dhe Kosovën në themelimin e Bursës Shqiptare të Energjise Elektrike (ALPEX), një kompani kjo e përbashkët e shkëmbimit të energjisë elektrike e cila u mundëson të dyja vendeve të tregtojnë me energji elektrike dhe t’i integrojnë tregjet e energjisë elektrike. Ky integrim rajonal, i cili u lançua në muajin shkurt të këtij viti, është i pari i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dhe paraqet një gurë kilometrik madhor në reformën e sektorit energjetik të Kosovës.

Duke ofruar një platformë tregtare transparente për blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike, ALPEX-i po krijon një treg më të madh të energjisë me më shumë blerës dhe shitës që garojnë për shitblerje të energjisë elektrike me çmimin më të ulët. Duke folur në ceremoninë e lançimit më 4 mars, drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovës vuri në dukje se ALPEX-i “ofron mundësi për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike si dhe katalizuar rritjen ekonomike.”

USAID-i luajti një rol vendimtar në avancimin e kësaj nisme për integrimin e tregjeve, duke ofruar mbështetje në aspekte të ndryshme si miratimet rregullatore dhe strategjitë e tregtimit. Lançimi i saj gjithashtu kërkoi bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të partnerëve dhe institucioneve vendore dhe rajonale, si Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Ministria e Ekonomisë e Kosovës, Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë, Enti Rregullator i Energjisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë.

Meqë ALPEX-i përmbush standardet e BE-së, kjo ndërmarrje pozicionon Kosovën dhe Shqipërinë si akterë kyç në tregun më të gjërë europian të energjisë. USAID-i vazhdon të ofrojë mbështetje për integrim të mëtejmë rajonal dhe synon t’u ndihmojë të dy vendeve që të zhbllokojnë ekonomitë e shkallës dhe krijojnë një kombinim më efiçent të teknologjive.

Image
USAID-i nxit një ekosistem të integruar energjetik rajonal përmes bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike të Kosovës dhe Shqipërisë
"(ALPEX-i) ofron mundësi për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike si dhe katalizuar rritjen ekonomike, ” - Mari Ajlin Devit, drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovës
Tetra Tek për USAID Kosovë
Tags
Kosovo Stories