Gjuha

Sipërmarrësit e rinj dhe energjik si Kujtim Thaqi, pronari i Euroing Sh.p.k., shpesh i humbnin punët për të cilat ofertonin për arsye se preferonin që qytetarëve t’u sigurionin mallra dhe shërbime cilësore, duke mos u përqëndruar domosdo në ofrimin e çmimit sa më të ulët. Duke lobuar në komunë për praktika më të drejta të konkurimit, sektori privat ka shërbyer si katalizator i aplikimit nga ana e autoriteteve komunale të mënyrave të reja të vlerësimit të propozimeve që faktorizojnë cilësinë dhe vlerën, e jo vetëm çmimin. Tani, për herë të parë në Kosovë, komunat po i vlerësojnë ofertat e prokurimit bazuar në vlerën më të madhe të ofruar në vend se të kërkojnë që kontratat t’u akordohen ofertuesve me çmimin më të ulët.

Me mbështetjen e USAID-it, Komuna e Prishtinës ishte e para në Kosovë që i zbatoi këto procedura të vlerësimit në thirrjen për ofertë nga ana e tyre për ndërtimin e një tregu të gjelbër në vlerë prej 5 milion dollarësh. Krahas Prishtinës, edhe Komuna e Rahovecit i zbatoi me sukses këto kritere të reja dhe akordoi një kontratë për ndërtimin e një muzeu në Krushë të Madhe. Kompania e Kujtimit Euroing fitoi kontratën duke ofruar produkte të cilësisë së lartë, plan dinamik për përfundimin efektiv të projektit dhe garanci për punime gjatë viteve të ardhshme.

"Kjo procedurë na ka dhënë mundësinë që të aplikojmë me opsionet më të mira dhe të zgjedhemi për atë që është ekonomikisht më i favorshmi," thekson Kujtimi. Menaxhuesi i Prokurimit në Komunën së Rahovecit, Astrit Mullaabazi, shpjegoi se në të kaluarën, vlerësimi i propozimeve bazuar vetëm në çmim ka rezultuar me objekte publike të ndërtuara me cilësi të ulët. Që është edhe më e rëndësishme, atëherë kur kontratat u akordoheshin ofertuesve me çmimin më të ulët, bizneset konkuruese nuk ofronin garanci ose mirëmbajtje, të cilat janë thelbësore për projektet ndërtimore. Si rezultat i avokimit nga ana e sektorit priva dhe ndikimit të tij në politikbërje, komunat në Kosovë tani mund të sigurojnë mallra dhe shërbime me cilësi më të lartë për qytetarët e tyre.

Aktiviteti i USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse punon si me qeveritë lokale ashtu edhe atë qëndrore, duke u ndihmuar ne përmirësimin e procedurave të tyre të prokurimit.

 

Image
Bashkëpunimi në mes të qeverisë lokale dhe sektorit privat rezulton me projekte më kualitative për qytetarët
Kjo procedurë na ka dhënë mundësinë që të aplikojmë me opsionet më të mira dhe të zgjedhemi për atë që është ekonomikisht më i favorshmi," thekson Kujtim Thaqi
DAI për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories